Kryesia miraton emrat: 3 kandidatë dhe një kryetar në garë për drejtimin e PD-së

23 Maj 2021, 19:51Politika TEMA

Kryesia miratoi pasditen e kësaj të diele emrat e tre kandidaturave dhe kryetarit aktual për drejtimin e Partisë Demokratike, që do të mbahen më 13 Qershor.

Ata janë kryetari Lulzim Basha, dhe kandidatët Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.

Në total ishin 9 kandidaturat e shqyrtuara nga Kryesia, e cila vendosi përjashtimin e 5 prej tyre me arsyetimin se nuk kanë qenë të angazhuar mjaftueshëm në fushatën elektorale të Partisë Demokratike dhe nuk kanë kontribuuar për interesant politike të kësaj force gjatë kohës që kanë qenë anëtarë.

Me mbylljen e procesit të dorëzimit të kandidaturave, kandidatët dhe kryetari do të nisin takime në 61 degët e PD për të prezantuar platformat e tyre.

4 komente në “Kryesia miraton emrat: 3 kandidatë dhe një kryetar në garë për drejtimin e PD-së”

  1. gjini says:

    Edhe e ka emnin Parti demokratike!!??? Kush dhe pse ka te drejte me perjashtue nji person prej te drejtes se zgjedhjes ne forumet drejtuese te nji partie???? Çdo antar i PD ka te drejte me zgjedhe dhe me u zgjedhe! Kjo tregon se PD nuk asht parti demokratike,por nji parti e tipit komunist . Ftoj te gjithe demokratet e vertete ta braktisin kte parti dhe te krijojne nji parti te vertete demokratike.

  2. kola says:

    Ne se Kadilli,Shehaj the Harxhi jane demokrat te vertete,ato duhet te terhiqen nga gara per arsye te perjashtimit te pese personave te tjere nga Kryesia dhe qe kishin shprehun deshiren me kandidue.Ne te kundert ato do te tregojne se jane “vegla qorre” te Sali Berishes!

  3. Salianji says:

    Edit Harxhi like Nafija e LSI-se, kurse dy te tjeret jane OK por te dy bashke ne gare nuk besoj se do ta mundin Gjinon kurse tek e tek po.

  4. Militanti says:

    Qysh ketu ne kete lloj seleksionimi, tregohet forca e brendeshme dhe e pa ndryshueshme e berishes. Thone qe nuk u lejuan se nuk ishin aktive ne fushate, po Harxhi ku ishte se nuk e ka pare njeri , kjo dhe nje here tregon spekullimin qe ben komisioni dhe rizgjedhjen e bashes ne ate karrike. Kamikazet e berishes do kercenojne antare te thjeshte, do tu premtohet qielli i shtate duke votuar bashen, nese nuk eshte bere mareveshje qe harxhi do jete e preferuara e argites dhe babit te argites qe sot eshte ne hall te madh para popullit te tij dhe nderkombetareve. Keto zgjedhje qe dihen si do perfundojne, do shkaterrojne perfundimisht PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje