Kërkoi ta sillnin me dhunë, Braho i kujton Metës si mori forcërisht Berishën: Ishin skenarë të kurdisur midis tyre!

24 Maj 2021, 13:45Politika TEMA
Kërkoi ta sillnin me dhunë, Braho i kujton Metës si mori

Përfaqësuesi i PS-së në Komisionin Hetimor për Shkarkimin e Presidentit kërkoi sot që nesër Ilir Meta të sillet forcërisht në seancë.

Madje Braho solli në kujtesë si Meta mori me dhunë Berishën kur ishte në rolin e kryeministrit.

“Presidenti ka detyrimin të sillet edhe me forcë, të gjejë mjetet. Por do të thotë se s’ka vullnet të njohë këtë komision.

Ky president nuk ka karakter, kjo është themelorja. Më kujtohen ngjarjet e viteve të shkuara kur ky presidenti në pozitën e kryeministrit në atë kohë e mori me dhunë misterdepulesën (Sali Berishën).

Ashtu siç Berisha e ka marrë me dhunë në ‘94. Ishin këta skenarë të kurdisur midis tyre.

Pse nuk vjen sot ky ne Parlament i thirrur nga komisioni? Akuzohet për thirrje për dhunë. I mungon komisionit hetimor për ta thirrur.

Jam dakord me logjikën dhe shpjegimet e zonjës Bushka por ne duhet te shfaqim vullnetin tonë. ai duhet thirrur me dhunë nesër. Ta votojmë këtë propozim” deklaroi Braho.

1 komente në “Kërkoi ta sillnin me dhunë, Braho i kujton Metës si mori forcërisht Berishën: Ishin skenarë të kurdisur midis tyre!”

  1. xhoxhi says:

    Ë bëhuni burra njëherë dhe silleni me forcë qenushin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje