Zyrtari i policisë, specialist për narkotikët, dyshohet se organizonte shpërndarjen e drogës në Durrës

24 Maj 2021, 19:42Kronika TEMA

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat bëri të ditur me një deklaratë se ka vënë në pranga një punonjës të policisë në Durrës, i cili kryente funksionin e specialistit për narkotikët në Drejtorinë Vendore Policisë Durrës.

Sipas policisë, gjatë ushtrimit të detyrës, ky punonjës policie dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrësit, të cilët nga ana tjetër i jepnin informacione për shpërndarës të tjerë, me qëllim goditjen e tyre nga ana e punonjësit të policisë.

Gjithashtu, specialisti i Antidrogës në bashkëpunim me këta shtetas, organizohej duke i veshur me uniforma policie për të bërë të mundur kapjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe më pas i lironin duke mos ushtruar ndjekje penale ndaj tyre.

Mbi bazën e regjistrimit të procedimit penal dhe në përfundim të hetimeve paraprake, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” ndaj shtetasit E.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

1 komente në “Zyrtari i policisë, specialist për narkotikët, dyshohet se organizonte shpërndarjen e drogës në Durrës”

  1. kiraskiras says:

    E njejta skeme funksionon edhe ne Shkoder. Nuk e di se kish e organizon por grupi i kokaines me ane te policise godet cdonjerin qe tenton te futet ne tregun e kokaines .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje