Alpha Bank mendon shitjen e degës shqiptare, Qeveria greke ndërhyn e shqetësuar

25 Maj 2021, 17:30Ekonomia TEMA

Planet e aksionerëve të Alpha Bank për të shitur degën e Shqipërisë të kësaj banke kanë shqetësuar Qeverinë greke, që e konsideron këtë një vendim kundër interesave të saj gjeo-politike dhe ekonomike në rajon.

Mediat greke thonë se Qeveria ka ndërhyrë te drejtuesit e bankës për t’u stepur nga vendimi për të nxjerrë në shitje degën e Shqipërisë së bankës, por çështja është konsideruar e mbyllur, pasi vendimi për shitjen e saj është marrë dhe pritet që të zyrtarizohet brenda gjysmës së parë të muajit qershor.

Aq shqetësues ka qenë ky vendim për Qeverinë greke, sa ka ndërhyrë vetë ministria e Jashtme përmes këshilltarit të saj për çështjet financiare, Alexis Patelis. Patelis ka kontaktuar me drejtuesit e degës qendrore në Athinë të Alpha Bank për të parë mundësinë e anulimit të këtij vendimi.

Në një pjesë të mediave greke thuhet se Qeveria ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar edhe financiarisht Alpha Bank përmes kredive të buta të posaçme nga fondi i emergjencës për të përballuar pasojat e Covid.

Megjithatë, sipas artikujve të mediave greke mbetet e paqartë nëse oferta e Qeverisë është pranuar apo do të merret në shqyrtim nga bordi drejtues i Alpha Bank, që pritet të mblidhet në fillim të muajit qershor.

Alpha Bank është banka e fundit greke në Shqipëri. Dy të parat, Tirana Bank, që ishte pjesë e “Pireus Group” u ble nga biznesmenë shqiptarë dhe Banka Kombëtare Greke, NBG u ble nga American Bank of Investments.

6 komente në “Alpha Bank mendon shitjen e degës shqiptare, Qeveria greke ndërhyn e shqetësuar”

  1. Elona says:

    Fake news . Alpha Bank eshte pjese e fondit te Katarit ka mbi 5 vjet . Un kam punuar disa vite ne bankat greke ne Alb bile jam specializuar dhe ne Athine e Paris .ne kohen e krizes se madhe qe kapi Greqine te gjitha bankat greke nuk kishin likuiditet dhe u deturuan te shesin aksionet tek fonde o banka te huaja kryesisht te Emirateve , Katarit e Arabise Saudite , per aresye se vetem ato kishin suficit ne likuiditet. Te gjitha keto fake news behen per propagande nazionaliste nga qeveria per te mashtruar votuesit greke …. Per kuriozitet shkoni takoni menaxherin kryesor ose ceo i Alpha Bank ne Tirane e shikoni nga eshte e si quhet ( puro helen bjond me sy bojeqielli po emrin e ka Abdullah)

  2. Gazetarja :Miredita Fred M.
    Fredi M : Miredita zonjusha Gazetare .
    Gazetarja ; Cfar ndjeni kto momente sapo keni dal nga Burgu ?
    Fred M ; Ndihem i lir e po thith ajrin e lirise .
    Gazetarja ; Heren e pare kur dolen nga Burgu ,pasi vodhet Banken e pare , kur un te pyeta se, cfar do beni tashme ne liri ?
    Ju me thate se do vjedh Banka perseri ,
    A keni ndrushuar mendim kte radhe ,eshte hera e dyte ,qe u burgoset per te njejten gje ,vjedhje Banke ,apo ?
    Fred M : Kam ndryshuar mendim .
    Kte radhe nuk do vjedh me Banka sepse do kem Policine pas ne ndjekje , por do Krijoj nji Banke .qe te vjedh me Ligj gjithe qytetaret ,
    dhe Policia & Ligji t’me mbroj mua …
    —————
    Kjo ka ndodhur me Greket jadutet me te ndryre e dallaveraxhinjte me te ndyre te Bankave .
    I futi salih berisha shkerdhata ne cdo vend ne Shqiperi .
    Zhdukni Greket nga Bankat dhe Telecomi sepse jane jióvetem Hajdute te ndyre ,qe varferojne shqiptaret por
    bejne dhe nji Politike shume te ndyre kunder Shqiperise .
    Me firma te tjera e trgeto po .

  3. Jorgo says:

    Iku koha kur luanit me paret e shqiptareve o morracake,
    boll bete si afendikonj, robi kthehet ne origjine si gjithmone..

  4. Kurjozi says:

    Po per ato pencionet e neve te vorioepirit si do behet ? . A ka ndonje lajm qeveria e Greqise ? Se ne per ato te shkreta evro mohuam te paret tane dhe beme dokumenta si vorioepirjot !

  5. Ju lutem , percilleni atje ku duhet mesazhin tim says:

    Ne se VODAFONI eshte i grekeve , shqiptaret jane ne hall te madh . Vodafoni i ka kapur pas fyti shqiptaret dhe po u ze frymen . Vetem disa muaj me pare , vodafoni beri nje fare “modernizimi” , gjasme t`ipergjigjej kerkesave te kohes .Nga shtatori i vitit te kaluar , abonentet ne celular nuk mundet me : As te transferojne te holla nga buxheti i tyre , as te kontrollojne buxhetin e tyre ne celular , as te kontrollojne daten kur u mbaron afati mujor ( ne date dhe ore ) , as te disponojne buxhetin ne celular , sado shumeleke te kene ne te , sepse i gllaberojne vetem nje sekonde me pas , kur kalon afati i vendosur prej tyre qe mbahet sekret , pagesa minimale per nje muaj ishte 1000
    l.te vjetra , muajin tjeter u be 2000 ,nje muaj me pas u be 3000 dhe si qershia mbi torte ,ne se nuk paguan ne oren e caktuar , nje anshem prej tyre , vetem nje sekonde me pas , te rrembejne nje mije leke , nga ato 3000 qe pagove . Abuzimi ciniki tyre nuk njeh asnje kufi . Enti rregullator perkates , qe perfaqeson shtetin , eshte inekzistent ose teresisht ne anen e Vodafonit . Nderkohe qe po na cajne dyert me te trokiturat e pa rreshtura te agjenteve te shumte ,per te na bindur (mashtruar) me oferta te reja !
    A mund te me thote kush se si shpejgohen gjithe keto abuzime te neveriteshme te vodafonit ndaj konsumatorit shqiptar dhe vdekjen klinike te entit shteteror te rregullatorit ?!

  6. Gjinokaster says:

    Bizneset strategjike ne Shqiperi eshte vetevrasje ti kete greku,duke e ditur se cfare perfaqesojne ata per kombin tone.Pastaj ajo puna e vodafonit eshte katastrofe me deme te pallogaritshme sepse greket regjistrojne konversacione te politikaneve te ndryshem ne afera te paligjshme dhe i perdorin keto rregjistrime per shantazh, dhe shume figura qe kane poste dhe pergjegjesi te medha jane shnderruar ne vasale te tyre nga halli i ketyre bisedave.Per Berishen thuhej se greku me ane te vodafonit ka disa biseda kompromentuese te tij dhe Berisha donte ti falte detin.Dhe me vone per Meten qe kane bisedat e Balilit qe punonte per llogari te Metes.Dhe Meta i dha nenshtetesine Janullatosit.Me vodafonin ne dore te grekeve eshte vene ne rrezik siguria kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje