FOTOT: Plani amerikan, qindra avionë mallrash do të kthehen në bombardues

25 Maj 2021, 12:07Bota TEMA
FOTOT: Plani amerikan, qindra avionë mallrash do të kthehen në

Forcat Ajrore Amerikane kanë mbyllur me sukses një program eksperimental që do të kthejë shumë shpejt avionët e mallrave në avionë bombardues, duke rritur kështu kapacitetin ushtarak në rast se shpërthen lufta.

Sistemi i ri do të lejojë që avionët C-17 Globemaster III dhe C-130 Hercules të bëhen makineri vdekjeprurëse.

Pas dy vitesh eksperimente, Forcat Ajrore testuan me sukses predhën e parë me parashutë, të hedhur nga një avion transporti mallrash. Predha “ndjen” kur është mjaftueshëm larg nga avioni dhe aktivizohet duke u lëshuar drejt objektivit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje