Shkoi t’u “taksojë” fermën e kanabisit, shqiptarët në listën e “zezë” për vrasjen e britanikut

25 Maj 2021, 11:57Bota TEMA

Rhys Thompson u vra rreth dy javë më parë. Policia e West Yorkshire zbuloi trupin e tij në një fshat në orët e para të mëngjesit të 13 Majit.

Pas hetimeve, policia doli në përfundim se Thompson mund të jetë vrarë në zonën e Manchesterit ndërsa trupi i tij ishte hedhur në një vend, 40 minuta larg me makinë.

Të dielën në pranga në lidhje me këtë ngjarje u vu një person nga Cambridgeshire. Ai është njeriu i pestë që arrestohet në lidhje me këtë ngjarje, ndërkohë që katër të tjerët janë liruar për shkak se priten hetime të mëtejshme.

Një nga linjat e hetimit që po ndjek policia e Manchesterit është një sherr që Thompson kishte pasur me një bandë shqiptare që sulmuan furgonin e tij me shufra.

Mediat shkruajnë se britanikët kishin tentuar të tatonte bandën shqiptare për një fermë kanabisi.

Kryeinspektori detektiv Stuart Wilkinson, nga Policia e Madhe e Mançesterit tha: “Ky është një hetim seriozisht i ndërlikuar që përfshin detektivë që ndjekin disa linja hetimi dhe ne jemi duke u siguruar që po bëjmë gjithçka që mundemi për të marrë përgjigje”

“Çdo informacion që ka kushdo mund të jetë jetësor dhe unë do të vazhdoja të kërkoja cilindo që kishte informacion të paraqitej. Veçanërisht kushdo në zonën e Crumpsall që mund të ketë dëgjuar një shqetësim në 13 maj.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje