Frrok Çupi: Kandili i Berishës dhe Metës po fiket, nesër mund t'i shohim prapa hekurave

25 Maj 2021, 10:53Politika TEMA

Analisti Frrok Çupi komentoi në “Breaking” deklaratën që Meta ka bërë për të, duke thënë se “është agjent i Serbisë”.

Fillimisht analisti u shpreh se aktualisht në Shqipëri po kryhet një revolucion i heshtur pastrimi dhe se shkarkimi i Metës është çështje ditësh.

I pyetur nëse presidenti i vendit mund të merret forcërisht për të dëshmuar në komisionin hetimor, Çupi u shpreh se po.

“Është një nen i veçantë se si shoqërohet presidenti, edhe forcërisht në një rast hetimi. Në vitin 2000 e ka shoqëruar Meta forcërisht Berishën në komisariatin e policisë, e kemi një rast.

Duhet të bëhet e mund të bëhet për të respektuar ligjin nëse është e domosdoshme prania e tij në komision. Ata kanë një jetë të tërë që jetojnë për të rritur sensin e urrejtjes ndaj shtetit.

Njerëzit që kanë goditur shtetin duhet që të merren forcërisht. Nëse komisioni vendos që të merret forcërisht për publikun do të thotë se të gjithë janë të barabartë”, tha analisti i njohur.

Ndërsa i pyetur se si është përmendur emri i tij nga Meta, Çupi tha: “Presidenti ka thënë kritikët e mi janë njerëz të ndryshëm. Frrok Çupi është një agjent i Serbisë”.

“Kjo nuk merret si një sharje, por si një shpallje. E kur presidenti shpall si agjent dikë, do të thotë se presidenti të marrë masa ta dërgojë para drejtësisë.

Ose nëse po zbulon një sekret, duhet të shkojë para drejtësisë edhe ai. Realisht thjesht kërkoj respektimin e të drejtave dhe dinjitetit tim. Meta urgjetisht të japë prova, që të tregojë se jam agjent i Serbisë”, tha analisti i njohur.

Ky i fundit shtoi se ka depozituar një kërkesë zyrtare në komisionin hetimor, ku ka denoncuar Metën si njeri që sulmon këdo.

“Kam kërkuar nga komisioni hetimor që organet e shtetit duke e njohur Metën si njeri të dhunshëm, të marrin në mbrojtje jetën time.

Nuk ka pasur përgjigje, kërkesa është dërguar pasi është bërë video. Nuk e di se çfarë po bën shteti, organet e sigurisë, por unë jam i qetë”, tha ai.

Çupi tregoi gjithashtu se kjo është hera e dytë që përballet me një presidenti, pasi edhe Berisha e ka akuzuar në vitin 1998 si poliagjent.

Në ‘98 i kërkova prova Berishës dhe kam shkuar në Gjykatë. Edhe pse ishin të tij Gjykatat, Berisha u paraqit së bashku me avokatin.

Gjyqtari më dha të drejtë e tha që janë shpifje të presidentit. E kam fituar një gjyq me një president”, shtoi analisti.

I pyetur nëse do të ketë të njëjtin fat edhe në këtë rast,Çupi u shpreh se nuk e ka zakon që të merret me të dobëtin.

“Kam qenë një luftëtar i madh kundër dhunës së Berishës, por kur doli në opozitë as analiza nuk kam bërë. Meta po bie keq, nesër mund ta shohim prapa hekurave, para drejtësisë.

Edhe ndaj shpifjeve si ky, kam një vendim. Rruga për të cila është nisur, është se të gjithë do të japin llogari para gjyqit. Kandili i tyre po fiket, nuk është e nevojshme që t’i frymë që të fiket”, përfundoi analisti i njohur.

2 komente në “Frrok Çupi: Kandili i Berishës dhe Metës po fiket, nesër mund t’i shohim prapa hekurave”

  1. Amin ... says:

    Lutjet e shqiptareve me ne fund i degjoj Zoti …
    (rrofsh Frrok per gazetare te tille patriote ka shume nevoje Shqiperia jone )

  2. rezi says:

    E drejta vonon por nuk harron…. Zoti eshte i madh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje