“Ke dhe familjen Haklaj”! Klosi zbardh faktet e rënda për Berishën: Janë më shumë se sa e akuzon SHBA, urdhrat e tij kanë çuar në vrasje!

25 Maj 2021, 12:04Politika TEMA

Ish-drejtor i SHISH, Fatos Klosi, ka folur sërish për shpalljen non-grata të Sali Berishës dhe familjes së tij nga SHBA.

Klosi u kthye pas në kohë duke folur për mënyrën se si ka qeverisur Berisha, e madje shtoi se urdhrat e tij kanë çuar edhe në vrasje.

Sipas Klosit, gjynahet e tij janë shumë më shumë se sa aq sa e akuzon SHBA.

“Kam artikuluar vrasje sepse e gjithë situate e 97 u lidh me këmbënguljen e Berishës por mos të lënë detyrën, donte të tregonte që ishte i forti, dhe pati qindra të vrarë.

Ai u rizgjodh President kur në rrugë vriteshin njerëz, dhe u mburr në parlament.

S’ja drejtoj gishtin Saliut sigurisht se s’ka marrë pjesë ai, se është i zgjuar, por sigurisht urdhrat e tij kanë çuar në vrasje.

Po ashtu ke dhe familjen Haklaj. Tregonte mënyrën se si i drejtonte vartësit të tjera.

Ai ka dhe gjynahe të tjera përveç të asaj që e akuzon SHBA,” tha Klosi në “Breaking”.

3 komente në ““Ke dhe familjen Haklaj”! Klosi zbardh faktet e rënda për Berishën: Janë më shumë se sa e akuzon SHBA, urdhrat e tij kanë çuar në vrasje!”

  1. ryka says:

    O tosi klosi mos fol rrugeve se ke qenë njeriu me i besuar i pushtetit shko ne spak dekkaroi me shkrim ato qe di firmiosi me fakte dil deshmitar dhe balkafaqohu ne salehin dhe mos me rrugeve kjo te ngren me shume personalitetin, faleminderit

  2. ryka says:

    O tosi klosi mos rri duke folur rrugeve por shko ne spak bej kallzim firmose dhe dil deshmitar dhe ballafaqohu me salehin duke ndimuar drejtesine e re se ti di shume gjera se ke pasur post te rendrdishem ne jeten e vendit duke bere kete rrit personalitetin tend, kjo eshte me e ndershmja perty se sa fletkot rrugave,faleminderit

  3. Ledio says:

    Fiks fare Ryka ke folur. Aty ne gjykate shko e birbilo o Tosi nga Mallakastra. Jep emra, fakte, date , ballafaqohu me te akuzuarin e jo llafe kafenesh sa here ngelesh pa leka. Keni 30 vjet qe akuzoni njeri tjetrin po te gjithe jeni ne pushtet , me femije ne shkolla e me pushime jashte shteti edhe ndonje $$$$$ e keni ne bankat e Serbise, Turqise apo Greqise. Dava pushtash .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje