Si mund të fitosh kur të ikin të shtëpisë?! Kadilli: Basha s'gjen dot gjuhën me të vetët, kurse me Ramën po

25 Maj 2021, 08:46Politika TEMA

Fatbardh Kadilli, kandidat për kryetar i Partisë Demokratike thotë se partisë ku ai aderon i mungon bashkimi pasi shumë parti të vogla dhe individë janë larguar prej saj, gjatë drejtimit të Lulzim Bashës.

“Si mund të fitosh kur ty të ikin të shtëpisë, kur ti zvogëlon ushtrinë tënde? Ata që ikin marrin me vete njerëz”, është shprehur Kadilli për Lulzim Bashën.

“PD sot i mungon bashkimi. Copëza të vogla të partisë kanë ikur, në katër vitet e fundit kanë dalë katër partiza të vogla përveç individëve.

Kanë ikur më shumë partiza në mandatin e dytë që drejton opozitën Basha sesa kanë ikur në 20 vjet. Si mund të fitosh kur ty të ikin të shtëpisë, kur ti zvogëlon ushtrinë tënde? Ata që ikin marrin me vete njerëz.

Si nuk e gjen dot ti gjuhën me të tutë dhe shkon e gjen gjuhën me aleatë, akoma më tepër dhe me një aleat që është komplet spektër tjetër politik që e ke pasur herë përballë kundërshtar e herë përbri.

Si mundet? Ky është vetëm një kalkulim egoist. E dua pushtetin ta marr vetë, mos t’ja kem borxh askujt.

Do ta bashkoj PD”, ka thënë kandidati për kryetar i PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje