VIDEO+FOTOT: Gjesti mbresëlënës i ushtarëve amerikanë, shkojnë me dhurata në shkollën "Halit Coka" në Kamëz

25 Maj 2021, 22:52Sociale TEMA

Ushtarët e divizionit 53 të Gardës Kombëtare të Floridës, të cilët ndodhen në vendi tonë në kuadër të stërvitjes “DfendenderEurope21” kanë bërë sot një gjest të bukur duke u dhuruar mjete shkollore, nxënësve të shkollës “Halit Coka” në Kamëz.

Mësohet se e gjitha ka qenë e organizuar nga vetë ushtarët të cilët kanë mbledhur mijëra euro dhe kanë blerë me to çanta me pajisje shkollore , si dhe topa futbolli , basketbolli , volejbolli dhe tableta për nxënësit me aftësi ndryshe.

Lidhur me këtë gjest mbresëlënës ka reaguar edhe vetë shkolla në Kamëz.

“Event me rëndësi sot në shkollën tonë. Forcat ushtarake paqeruajtëse amerikane dhe të aleatëve vizituan shkollën e re me standarte bashkëkohore. Ekipi I kryesuar nga Koloneli i Divizionit 53 të Gardes Kombëtare të Floridës z. Blad si dhe përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë,vizituan ambjentet e shkollës, ku shprehen konsideratat më të larta për infrastrukturën shkollore dhe mikpritjen e rezervuar nga shkolla për ta.

Në fund në shenjë mirënjohje dhe solidariteti ata me buxhetin e mbledhur nga xhepi i tyre dhuruan dhjetëra çanta me paisje shkollore , si dhe topa futbolli , basketbolli , volejbolli dhe tableta për nxënësit me aftësi ndryshe. Ju faleminderit!” shkruan shkolla.

 

5 komente në “VIDEO+FOTOT: Gjesti mbresëlënës i ushtarëve amerikanë, shkojnë me dhurata në shkollën “Halit Coka” në Kamëz”

  1. Bravo says:

    ??????????????

  2. qytetar says:

    Kane merzit Mzatin e Kamzes.

  3. 17nentori says:

    Paska kallaballek.

  4. Neri says:

    Kam parasysh nje kronike te nje TV Kombetare ne kete shkolle kur shume nxenes me celulare ne dore shpreheshin se nuk kishin ngren mengjez dhe dreke se prindrit nuk punonin dhe keta sakrifikoheshin per hir qe te marin dije.Keta duhet pergezuar per ndihmat por per mua ishte mire te ishin ushqimore sipas kerkesave te femijeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. d
    dikushi

    Superr

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje