Nuk ka marrëveshje me BE, Zvicra “dorëzohet” pas 7 vitesh bisedime

26 Maj 2021, 19:16Bota TEMA

Zvicra braktis në mënyrë përfundimtare shtatë vite negociata me Bashkimin Evropian, që supozohej se do të modernizonin marrëdhëniet e tyre bilaterale. Zvicra dhe BE-ja kanë punuar për një Marrëveshje Kornizë Institucionale, e cila të kishte në fokus hyrjen e Zvicrës në tregun e përbashkët europian, një ekuilibër që Brukseli zakonisht e quan “fushë e barabartë”.

Negociatat nisën në 2014 dhe një draft i plotë u arrit në nëntor 2018, kohë kur Berna dhe Brukseli nisën fazën e dytë: atë të rishikimit për sqarime dhe amendime.

Këshilli Federal Zviceran arriti sot në përfundimin se mes BE dhe Zvicrës mbeten “ndryshime thelbësore mbi aspektet kryesore të marrëveshjes”, të tilla si mbrojtja e pagave dhe ndihma shtetërore, rrjedhimisht nuk plotësohen kushtet për arritjen e marrëveshjes.

Qeveria Zvicerane argumenton se përfshirja e një ligji të BE të vitit 2004 të quajtur Direktiva për të Drejtat e Qytetarëve (CRD), e cila u jep qytetarëve nga Zona Ekonomike Evropiane (një zonë që përfshin 27 vendet e BE-së, Islandën, Norvegjinë dhe Lihtenshtejnin) të drejtën e lëvizjes së lirë dhe qëndrimit, mund të sjellë “kosto më të larta të sigurimeve shoqërore” dhe “përbën një ndryshim të paradigmës në politikën e migracionit të Zvicrës”.

Shmangia e Direktivës për të Drejtat e Qytetarëve, një kërkesë kjo e Zvicrës që nuk u pranua nga BE-ja, çoi në prishjen e bisedimeve.

BE nga ana e saj, siç raporton Euronews shpreh keqardhjen për dështimin e negociatave dhe shton se do të analizojë më kujdes impaktin që do të ketë vendimi i Zvicrës.

Një histori partneriteti

Sipas shifrave të vetë Komisionit Europian, Zvicra është partneri i katërt më i madh tregtar i BE-së pas Kinës, SHBA-ve dhe Britanisë. Ajo zë 6.9% të eksporteve të BE dhe 5.7% të importeve të saj.

Ndërkohë, blloku është partneri më i madh tregtar i Zvicrës deri tani. BE-ja përbën rreth 42% të eksporteve të Zvicrës në mallra dhe 50% të importeve të saj.

Marrëveshja e parë e tregtisë së lirë BE-Zvicër u nënshkrua në vitin 1972 dhe iu shtua një paketë tjetër marrëveshjesh dypalëshe në 1999. Këto mbulojnë çështje të shumta si lëvizja e lirë e njerëzve, prokurimi publik, bujqësia, kërkimi dhe aviacioni civil.

11 komente në “Nuk ka marrëveshje me BE, Zvicra “dorëzohet” pas 7 vitesh bisedime”

  1. Niku says:

    U be dhe Zvicra te futet ne BE. Ku vete derman? Prit se akoma s’jemi futur ne me Maqedonine, do futesh ti pa radhe? Rri mire aty, rregullo ekonomine, krimin, emigracionin, e pastaj perpiqu prape. Ik beji shoqeri Turqise.

  2. Timi says:

    Mirë është Zvicra pa BE. Ti mbajë bjellorusët e grekët me para si Gjermania. Nuk janë budallenj ata.

  3. Njutoni says:

    Rrethojeni me tela me gjemba kte çiban qelbi kriminal ne zemer t Juropes,kte çerdhe infeksjoni karashkërdhkurvnor,qe vetquhet Zvicer..
    Mbylljani kufijt,vendosini vizat dhe do ti shikjoni spurdhkaket e shpellave zvicerrane sesi do ju thithon hajdarin mu n Briksel.

    1. L says:

      Qeke k.r o njuton

      1. Ajnshtajni says:

        Kurse ti je b.q qi shet vrimen per franga…

  4. miri says:

    Dale pak ore Njuton, mos fluturo shum! Zvicra, Anglia dhe te tjere qe e refuzojne kupolen e Brukselit dine pak me shume se ju andej nga graviteti…Te pakten e dine se cfare nuk duan.

  5. Yyyp xhixhi says:

    Po qe per bisedime merrni Lulin per nje vit u ka shitur nja 3-4 male.

  6. Bimi says:

    Zvicra I thote jo Europistanit dhe diktatures se burokrateve te pa zgjedhur te Brukselit. Vendi me demokracine me direkte (Ben referendum per cdo problem kryesor dhe nuk le nje pakice “elitare” te vendosi fatin e popullit) I thote JO zgjedhes as perverseve Te EU. Sikurse Britania e Madhe qe beri Ameriken Australine e Kanadane Zvicra e pasur nuk do Te Afrikanizohet. Europa do shkaterrohet ose do kthehet si BRSS. Shqiperia ta mendoje mire para se te hyje me vallen e Europistanit. Kur Te hyje Shqiperia Turqia do jete shume per para Europes ose Europa do shkaterrohet.

    1. Qizvicrr Qinani says:

      Ku ka si europa mer !
      Zvicrra esht shtet komunist.
      N cdo kryqzim ke nji post policije.
      Njerzit punojn si robot gjith javs dhe veç t shtunen shpijn kockat tu pi drog..femnat s ka kush i qi se meshkujt jan bythqima drogash.
      Edhe n koh t enverit njerzit shkojshin n votime me daulle e çiftelija dhe tu knu “enver hoxh o tungjat…”. si n zvicerr.
      Njers qi flejn me pulat e zgjohen me kokosht.
      ..t fandaksur nga trut shpirti dhe …bytha..

  7. dikur says:

    Kjo puna Zvicres me kujtoje nje pjese teatrale qe fliste per hyrjen ne kooperative . Titullohej “shenomeni dhe mua” . Ishte njeri ne ate fshatin ku zhvillohej ngjarja qe kishte toka edhe bageti mjaftueshem me te cilat mund te siguronte mirqenien e famijes ne nje nivel mjat te pelqyeshem ne krahasim me fshataret e tjere. Dhe erdhen keta qe ishin caktuar per te nxitur kooperativizimi ( presupozohej qe kooperativat ishin bashkim vullnetar i mjeteve te punes, tokave , bagetive etj.) dhe po i mbushnin mendjen qe ky tipi te futej ne koopertive duke i shpjeguar avantazhet qe kishte kooperativa. Degjoni – i thote ky fshatari- me kete mall e gje qe kam çfar fitoj une po te bashkohen me te tjeret qe s’kane as toke e as bgeti ? Jo i thane ata te komisionit jo ti por fiton fshati fiton kooperativa . Epo mir – i tha fshatari- meqe fiton fshati shenomeni dhe mua. Me sa duket Zviceranet nuk jane si ai fshatari i drames “Shenomeni dhe mua”

    1. Xhon Hamshori says:

      Ja prit dhe pak.
      Sa t zgjidhen ca probleme me rusin kinen dhe arapt,dhe masanej amerika do ti futet zvicres e do ti kerkoj qe t vertetoj se si osht pasuru ,me pun t nershme apo me pare t pista korrupsjoni e mafje.
      Veting zvicres!
      Kjo esht e ardhmja e politiks amerikane.
      A e pat çi boni Sals !?
      E la ca koh,se ju desht dhe tash qe erdh vakti “pa m trego si u pasurove ti o sal”?
      Askush s ta le t drejten.
      Edhe me zvicren,tash,ka probleme me t mprehta amerika me t tjer.
      Kur t vij koha do ti thot zvicres,pa m trego si u pasurove ti kurvic plak !?.
      Bill Kurvnor Qinanson ,vepron.
      Qin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje