Delegacionet e Turqisë dhe Greqisë do të mblidhen sot dhe nesër për ciklin e katërt të bisedimeve mes autoriteteve ushtarake, në kuadër të zhvillimit të kanaleve të dialogut dhe për parandalimin e situatave të konfliktit potencial, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.
Takimet kanë vazhduar që prej vitit 2019 me objektivin e veçantë për të riforcuar besimin e përbashkët dhe për të përcaktuar kodet e mirësjelljes për të shmangur rrezikun e aksidenteve në zonat e kontestuara duke përfshirë këtu detin Egje.
Paralelisht me takimet ushtarake, bisedimet politike për mosmarrëveshjet dypalëshe kanë nisur në janar, pas rreth pesë vitesh ndërprerje, pas një qetësimi relativ të situatë në Mesdheun Lindor.