Avokati: Berisha autori i masakrës së 21 janarit, e ka pranuar vetë. Ka të vdekur aty nga arma e shtetit

27 Maj 2021, 22:02Politika TEMA

Avokat i Idajet Beqiri u shpreh sot në Repolitix se Prokuroria e kohës kur ndodhi 21 Janari nuk ka bërë punë të mirë sepse ishte nën ndikim. Sipas tij e bënë siç e donte Sali Berisha.

Sa për faktin se kur kalon çështja në SPAK, avokat Beqiri thotë se prova ka.

Berisha ishte urdhëruesi i kësaj ngjarje. Janë të gjitha deklaratat aty. Ai vetë e ka nxjerrë vetenm si organizator të krimit.  Ka prova edhe direkte.

Ka njerëz të vdekur aty, i vrau arma e shtetit. Dhe ai bëri të gjitha llojet e përpjekjeve për ta fshehur krimin, zhdukur kamerat e Kryeministrisë.

Pas këtyre provave që dalin atëherë prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK-ut.

Avokati i familjeve të viktimave të 21 janarit, Dorian Matlija, tha se Prokuroria ka bërë një punë shumë të dobët për çështjen e hetimeve të 21 janarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje