Gazetari Hoxha: Berisha ka urdhëruar vrasjet e 21 Janarit, u doli zot! Shkeli dinjitetin e 3 milionë shqiptarëve, sot thotë se mbron të tijin nga SHBA

27 Maj 2021, 21:44Politika TEMA

I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare Tv gazetari Artan Hoxha tha se është ish-kryeministri Berisha që ka urdhëruar vrasjet më 21 Janar, duke shtuar se ai kërkon të mbrojë dinjitetin e tij pa baza.

Sipas Hoxhës, Berisha ka shkelur dinjitetin e 3 milionë shqiptarëve.

“Kam qenë dakord që çështja të rihapet qoftë dhe duke na detyruar Strasburgu.

Tani kemi shansin të hetojmë në mënyrë shteruese, jo vetëm ekzekutorët por edhe kush e prishi vendin e ngjarjes.

Kush i prishi provat, kjo është vepër penale, krim. Kush i prishi serverat, nuk mund të dalë Sali Berisha dhe zinxhiri komandues pa lagur nga kjo histori.

Janë fshirë kamerat, janë prishur gjurmët në vendin e ngjarjes, nuk janë lejuar ekspertët.

Sot ky njeri del dhe kërkon të mbrojë dinjitetin e vet, ky njeri që ka shkelur dinjitetin e 3 milionë shqiptarëve.

Thotë se mbron dinjitetin e tij nën akuza pa baza.

Vetëm kjo të hapet, të merren deklaratat e Berishës, takimet e tij dhe të merren kë ka shpërblyer ai ato ditë.

Ka dhënë nga 3 deri në 5 rroga nga taksat tona. Ai ka urdhëruar vrasjet, u ka dalë zot:, tha Hoxha.

1 komente në “Gazetari Hoxha: Berisha ka urdhëruar vrasjet e 21 Janarit, u doli zot! Shkeli dinjitetin e 3 milionë shqiptarëve, sot thotë se mbron të tijin nga SHBA”

  1. Arber Iliri says:

    BERISHA KA FYER NE DINJETET ME SHUME SE 10 MILION SHQIPTAREVE ARTAN.DINJITETIN E TIJ TA KISHTE MBROJT ME PARE JO TANI .PER SHQIPTARET SHUMICEN E TYRE SALIU ESHTE PA NDER E DINJITET PREJ 1996.
    TANI KA QENE KRYEBANDIT SI SADAM HUSEIN E MILOSHEVICI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje