Mustafa Nano: Bashën e persekuton kompleksi i njeriut që ia kanë hedhur gjithmonë

27 Maj 2021, 22:35Politika TEMA

Ftesën e ministrit gjerman Michael Roth për të ndërmjetësuar për bashkëpunimin maxhorancë-opozitë, gazetari Mustafa Nano e sheh si të panevojshme.

Në studion e lajmeve në MCN TV, Nano tha se palët duhet t’i ngrenë vetë urat e bashkëpunimit. Por sipas tij, pengesë për këtë janë komplekset e kreut të PD-së.

“Basha duhet të dalë dhe t’u thotë atyre që ofrohen për ndërmjetës: Nuk kemi nevojë. Do t’i ngremë vetë urat e bashkëpunimit me maxhorancën.

Kur vjen puna te negociatat me Ramës, Basha ka kompleksin e njeriut që ia kanë hedhur gjithmonë. Ky lloj kompleksi e persekuton dhe e pengon për t’u ulur me Ramën”, tha Nano.

1 komente në “Mustafa Nano: Bashën e persekuton kompleksi i njeriut që ia kanë hedhur gjithmonë”

  1. Martin says:

    E ke gabim zoti M. Nano: Lulzim Basha eshte karrierist i semure ne gen.
    Ai duhet te hetohet per 220 milion dollaret e humbur ne Rrugen e Kombit,
    per vrasjet e 21 janarit dhe firmen fatale te shitjes se Detit JOn!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje