Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme pranë Kompleksit Olimpik, afër “Rrugës së Kosovarëve” në Tiranë.
Për pasojë mësohet se ka mbetur i plagosur një 19 vjeçar.
Ndër të tjera policia njofton se:
“Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.(TemA)