Dëshmi të reja për 21 janarin dhe vrasjen e 4 protestuesve janë dhënë sot në emisionin “Real Story” në News24 ku është diskutuar rihapja e çështjes për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.
Ish-prokurori i çështjes Shkëlqim Hajdari tha se në ekspertizën e ardhur nga FBI që kishte të bënte me gëzhojat dhe plumbat dhe që ishte prova kryesore u argumentuar para gjykatës se plumbat e dalë ishin nga dy armët e dy të pandehurve Ndrea Prendit dhe Agim Llupos, çka tregonte sipas tij se vrasja ishte me dashje.
Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala shprehu skepticizëm pasi sipas saj 10 vite mund të zbehin dhe më shumë provat. Ajo tha se ishin disa problematika që 10 vite më parë kur u hetua çështja.
Gazetari Ferdinand Dervishi tha se është qëlluar drejt turmës kur nuk po sulmohej kryeministria dhe se ka pasur të shtëna të shpeshta në drejtim horizontal, jo në ajër. Sipas tij 2-3 armë qëlluan drejt.
Hajdari: Në ekspertizën që ka ardhur nga FBI-ja në lidhje me gëzhojat, me plumbat ajo është prova kryesore që kemi përdorur ne. Nëpërmjet ekspertizës ne kemi argumentuar para gjykatës që plumbat e dalë nga dy armët e dy të pandehurve kanë qëlluar mbi viktimat dhe është vrasje me dashje sepse përveçse dy viktimave plumbat të dalë nga këto dy armë janë gjetur dhe fiksuar dhe në lartësinë e trupit të njeriut përballë kryeministrisë.
Në qoftë se një njeri thotë që unë kam vrarë pa dashje se më ka lëvizur arma kjo ka logjikë por në qoftë se unë të vërtetoj me provë shkencore që nuk është vetëm një plumb, por janë 10-12 plumba, që ne i kemi gjetur, atëherë nuk je më nga pakujdesia se njëherë të lëviz dora.
Kjo ka qenë provë shumë e fortë që na erdhi nga Amerika. Rezultati në gjykatë të Apelit ishte dy me një. Tani është drejtësia e re. E kuptoj shqetësimin që ka Klodi si profesioniste që pas 10 vitesh çdo gjë bëhet e vështirë.
Hajdari: Unë mendoj që duhet të mbështesim hetime të drejta dhe të ndershme. Çdo njeri për 21 janarin e ka të ndërtuar të vërtetën e vet në kokë, detyra e prokurorisë të gjejë prova.
Lala: Ekspertiza e FBI u mor si provë nga Gjykata, por nuk u klasifikua si vrasje me dashje siç e kërkoi prokuroria që kishte sjellë më shumë se sa 2 viktima. Sot prokuroria ka rihapur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës. Dhe aty thuhet që predha që ka shkaktuar vdekjen e Aleks Nikës ishte e dëmtuar.
Në atë kohë në atë çfarë ka rezultuar në gjykatë, kishte problematika sa i përket dëshmive të gardistëve, e dyta nuk u pyetën shumë persona p.sh. zoti Basha, ishte ministër i Brendshëm. Nuk kam informacion dhe nuk më rezulton të jetë pyetur drejtori i përgjithshëm i policisë së kohës, apo kreu i SHISH apo kryeministri i kohës.
Nuk më rezulton të jetë pyetur shefi i opozitës së kohës, deputetët që ishin në ballë të protestës dhe të plagosurit. Kemi realisht disa të plagosur që nuk iu është marrë dëshmia.
Dervishi: Janë dëshmitarë që janë dhe viktima. Fatosin e kam pasur koleg dhe ai e tregonte gjatë e gjatë atë pjesë se si u plagos. Fatosi e ngrinte telefonin dhe e mbante lart kur fliste në telefon. Fatosi thotë fati im që unë nuk u vrava. Ai më ka treguar që në atë moment kërcitën armët dhe unë tentova të hidhesha dhe në momentin që lëviza më kapi në dorë plumbi, e njëjta breshëri një pëllëmbë më tej vrau Hekuran Dedën.
Ambasada amerikane ka protestuar, nuk ka qenë dakord me vendimin dhe ua ka kujtuar shqiptarëve që ne investuam. Ekspertiza e FBI u rrëzua me një frazë të vetme, u vranë pa dashje.
Një provë që nuk u vranë pa dashje ishte, a motivohej qëllimi në ajër në ato momente që askush nuk po e sulmonte Kryeministrinë.
Në momentin që u vranë askush nuk po e sulmonte kryeministrinë. Ka një rregull se kur qëllohet në ajër apo në turmë etj. etj.
Dervishi: Po të kishin qëlluar të gjithë në atë kohë me urdhër do ishin vrarë të gjithë në bulevard. Është qëlluar ulët po, nuk është qëlluar në ajër. Në kangjellat e rrethimit të kryeministrisë ka 13 goditje, përveç atyre që e kanë tejkaluar kangjellat. Janë 13 që ose janë kthyer mbrapsht ose kanë devijuar. Në derën ku u vra ai i pari, Ziver Veizi janë 13 goditje të tjera. Që tregon se ka pasur të shtëna të shpeshta në drejtim horizontal. Në ajër u qëllua një kohë të gjatë.
Hajdari: Ke mbi 10-12 njerëz që janë plagosur dhe nga frika nuk kanë shkuar në spital.
Dervishi: Nga shumë persona që kanë qenë aty, ato plumba që bënë atë gjëmë kanë qenë në një fragment të shkurtër kohor. Dy tre armë kanë qëlluar drejt. Këtu supozohet që mund të jetë dhënë një urdhër nga ata urdhra që thuhet që s’dihet nga vinin. Në momentin që janë vrarë nuk ishte një moment sulmi ndaj kryeministrisë.
SALI Berisha duhet te gjykohet jo vetem per 21 janarin por per gjith kohen e karieres se tij
Ay duhet te gjykohet qe 1991 deri 2021 gjith veprimtaria e tij politike
Populli ka vetem nje pyetje per SALI Berishen:
KU E GJEN AY TERE KETE FUQI, QE NUK KA LIGJ QE TA NDESHKOI PER TE GJITHA ATO QE KA BERE AY DHE FAMILJA E TIJ
PD EDHE SOT E MBRON DHE JA KA FRIKEN CDO NJERI.
SHUM E KA DEMTUAR KEYE VEND
Përgjigja është e thjeshtë:Ti,unë dhe të gjithë
shqiptarët jemi DELE prandaj ka forcë!
SALI Berisha duhet te gjykohet jo vetem per 21 janarin por per gjith kohen e karieres se tij
Ay duhet te gjykohet qe 1991 deri 2021 gjith veprimtaria e tij politike
Populli ka vetem nje pyetje per SALI Berishen:
KU E GJEN AY TERE KETE FUQI, QE NUK KA LIGJ QE TA NDESHKOI PER TE GJITHA ATO QE KA BERE AY DHE FAMILJA E TIJ
Te gjith kundershtaret e ti kan bere aksident dhe nuk jetoin me
PD EDHE SOT E MBRON DHE JA KA FRIKEN CDO NJERI.
SHUM E KA DEMTUAR KEYE VEND
ROFT SHQIPERIA
Klodjana Lala kjo fytyr-mushke, na qenka “profesioniste”!? GazeKare me idiote dhe me te neveritshme se kjo, zor se gjen …
Te ngjall krrupe kur e sheh dhe te vjen per te vjelle kur e degjon!
Nuk e kuptoj ç’fare provash kerkon kjo makine ndihmese Berishjane kur tashme i gjithe populli i di kush i ka vrare perse dhe si u transformua kjo ngjarrje e shekullit nga kryekrimineli Berishe qe ka 30 vite qe vrat ne emer te demokracise ssi prone te tijKy nivel gazetarie duhet te marre fund ,sepse kjo gojeçorape i kerkon prokurorit te asaj kohe z.Hajdari qe perse u la e pazbardhur kjo ngjarrje ,kur dihet qe kryekrimineli Berishe te merrte jeten ne ate kohe po ta kundershtoje!Se nuk i erdhen pas avazit kryeprokurorja dhe presidenti i etiketoi pa iu dridhur syri lavize njeren dhe horr bulevardi tjetrin!Klodi goje çorapja qe gjoja deshiron te na mbushe mendjen me argumenta gjoja se nuk ka prova eshte dhe ka qene gazetare investiguese e si e tille ,perse nuk ka bere perpjekje per te grumbulluar prova ,por i bente jehone kulles se Viçidolit aso kohe!Kjo loje e piset mediatike duhet te marre fund e nese u be veting ne drejtesi le te behet edhe ne gazetari e keto plehra propagande Berishjane nuk duhet te kete vend ne kete pushtet!
Ndaj edhe profeti Rama i ka quajtur jo pa qellim “KAZAN MEDIATIK”,sepse ashtu jane ne te vertete.
Kjo lloj gazetarie mund ti sherbeje kujdo vetem te vertetes kurre!
Lala, qe si duket e quan veten te fameshme, thote se nuk i rezulton te jete pyetur kryetari i opozites. E pse duhej te pyetej kryetari i opozites per nje vrasje qeveritare sipas kesaj laraske? Ai ishte kryetari i opozites deshmitar okular? A nuk kishte perfunduar protesta kur u qellua mbi turme? Eshte kot qe merret ne studio nje llafazane si puna e Klodit qe ka detyre te jete reportere dhe jo komentatore
Po cfare lesh provash nga FBI e fe-be-leshi qe delkan mbas 10 vjetesh,kur e gjithe Shqiperia e di dhe e pa live qe ishin vrasje makaber me dashje