Aleks Nika u vra më 21 janar, xhaxhai akuza Fevziut: E ktheu emisionin e tij në bunker për mbrojtjen e Sali Berishës e vrasësve të tjerë

27 Maj 2021, 22:35Politika TEMA

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës që u vra gjatë protestës së 21 janarit 2011 ka hedhur akuza ndaj gazetarit Blendi Fevziu, lidhur me emisionit që janë bërë në “Opinion” për çështjen e 21 janarit.

Mark Nika i konsideroi emisionet e tij si mburojë për Berishën dhe qeverinë e atëhershme, duke iu referuar dhe emisionit special që bëri Fevziu me të ftuar të vetëm komandantin e Gardës që u dënua me 1 vit burg, Andrea Prendin.

Ndërkohë që ekspertiza vërtetoi se plumbi që i mori jetën Aleks Nikës ka dalë nga pistoleta e tij, ky i fundit tha në emision se pistoletën ia kishte ndërruar shoferi.

Mark Nika: Ne jemi të pakënaqur, si nga ndërhyrja që i ka bërë politika drejtësisë si dhe nga heshtja që i është bërë. Ja bërë dhe shpifje për këtë ngjarje, është mbrojtur vrasësi.

Kam pakënaqësi për emisionin e Blendi Fevziut, për “Opinion”. E kthyen Klanin në bunkier i mbrojtjes së Berishës, Jozefina Topalli ishte atje. Atje bëheshin emisione që unë i konsideroj shpifje. Deklaratat e tyre. Vetë Andrea Prendi ishte atje foli gjëra të paqëna. Emision për mbrojtjen e tij.

Ndërkaq po në emision gazetarja e kronikës Anila Hoxha tha se kjo çështje nuk u hap sot kur u bë publik lajmi, por ka kohë që është hapur dhe se po kërkohen dokumente dhe informacione shtesë lidhur me ngjarjen.

Anila Hoxha: Në datë 3 prill Prokurria e Tiranës i ka kërkuar Policisë së Tiranës shkresa dhe dokumte shtesë duke i ngarkuar dhe disa detyra. Ka kohë që është hapur si çështje.

Grupi i hetimit pret përgjigje nga laboratorët që i është çuar ekspertiza. Pritet riekspertimi i disa kamerave të sigurisë. Se nuk është përcaktuar drejtimi i qitjes nga vjen plumbi. Do ishte me shumë interes kjo gjë sepse do të zbardhte shumë. Pra kamerat e sigurisë dhe riinspektimi i plumbit.

5 komente në “Aleks Nika u vra më 21 janar, xhaxhai akuza Fevziut: E ktheu emisionin e tij në bunker për mbrojtjen e Sali Berishës e vrasësve të tjerë”

  1. Këlyshët komunistë të Saliut says:

    Fevziu ka ikur ne Afrikë, që të justifikohet per çeshtjen Berisha non-grata.
    Do thote: “Nuk Isha aty, se ndryshe do ta kisha demaskuar totalisht”.

  2. Drejetesi per 21 Janarin. says:

    Nuk ke faj Z.Nika vrasjet e 21 Janarit ishin te qellimshme nga krimineli Sali Berisha ne pushtet ne ate kohe. Sigurisht falanga e tij Fevzo nje gazetar maskara Esadist qe rrjedh nga familja Toptani ska si te dale ndryshe ,ky paguhej dhe paguhet mire nga makineria Berishiane dhe patjeter ju bene bunkeri mbrojtjes Sali kriminelit ne ate kohe me Zhelefinen gjithashtu. Po sado ta mbroje Fevziu e verteta vonon po nuk harron. Gjaku i te gjithe atyre te vrare ne 21 Janar do beje qe keta kriminele qe ishin ne pushtet megjithe veglat e tyre mediatike te marrin ate qe meritojne nga drejtesia. Dhe te gjithe familiaret te gjejne pak qetesi shpirterore nga humbja e te dashurve te tyre. 21 Janari nje veper makabre e rradhes se ketij xhahili antishqipetar. Dhimbja e te gjithe juve eshte e paimagjinushme dhe te dashurit tuaj nuk ka gjygj qe i zevendeson ,por me e pakta te kete drejtesi per keto jete te pafajshme qe u morren ate dite, prandaj drejtesia duhet te beje punen e saj qe fajtoret te vihen para drejtesise . Fevziu ky sharlatan gazetar duhet ti kerkohet llogari per te gjitha shkeljet hapur ne televizionin e tij. Si e beri ky kete televizion qe tani na del sikur ky ka cliruar boten e dhe vec ky di te beje analiza. Ky njeri negativ ska bere asgje per Shqiperine vec ka grabitur dhe ju ka sherbyer gjithe armiqve te Shqiperise per para. Gazetar pa parime gazetareske ,i paedukate ,arrogant dhe i nje niveli shume te ulet. Kush e paguan kete njeri 37 mije euro ne muaj , ku i gjeti ky 13 pallate ne pronesi ,agjensi udhetimi e te tjera e te tjera ???????Deri kur do te vazhdojme me mos pergjegjesi , me korrupsion ???? Keto duhet te shohe drejtesia jone. Dhe ky palaco duhet te ti kalohet drejtesise per gjithcka ka bere dhe perfituar per para. Nje falenderim pafund Zonjes Kim dhe U.S.A. per ndihmen e gjithaneshme dhe te pakursyer per ngritjen e stukturave demokratike te drejtesise.qe te kerkojne llogari te gjithe ligjshkelsave ne Shqiperi. Korrupsioni dhe krimi nuk duhet lejuar me. Urojme qe gjithe familjet e prekura nga ngjarja e 21 Janarit te marrin nje pergjigje dhe autoret ti neneshtrohen drejtesise per krimet e tyre.

  3. Show mediatik says:

    Prisni prisni qytetar se do dalin, qerosi i emisionit qe flitet ne artikull ketu super i pasur, pyeteni pak si eshte bere kaq i pasur gjoja nga pasuria nenes, justifikim per te mbuluar pasurine e piset apo pronari i tij, si e mori gjithe ate pasurine shteterore e beri tv, pronar erdhi katundet e Lezhes, vile ne farke te dy se vet mediat ja nxjerrin. I ben lajka Rames duke e thirrur, po kryeministri me lezet do ia marri kalane e Klanit si ia moren atehere te stadiumi. I plasi Rames per keto, i perdor se Rama do audience ne mediat e huaja si kryeminister po shkaterroj korrupsionin ne drejtesi. Per ate ka luftuar gjithe kohes duke i fut ne gracke te gjithe. Rama masakroi TV dredharake.

  4. George says:

    Blendi Fevziu po vazhdon rrugen e mashtrimeve te gjyshit te tij nga babai, Neki bej Staroves…

  5. apolonacademy says:

    Mjaft i sakte ky denoncim,nga zoti Nikaj , opinion eshte nje farse , atje nuk lejohet e verteta, ne ate palo emision , nje drejtues emnisioni fashist , provokator dhe mjaft trillues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje