Gjinushi: 17 anëtarë të jashtëm në Akademinë e Shkencave, i afti ka të ardhme në Shqipëri

28 Maj 2021, 11:28Sociale TEMA

Kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi ka bërë me dije se pjesë e akademisë nga sot do të bëhen edhe 17 anëtarë të jashtëm me kontribute përtej kufirit shqiptar.

Gjinushi deklaroi se ky proces është hapje ndaj akademive të ngjashme dhe ndaj kolegëve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Dy vite më parë reformimi i Akademisë së Shkencave mori formën e saj ligjore dhe sot është thirrur kjo mbledhje ceremoniale për të nderuar pranimin si anëtarë të akademisë me statusin e anëtarit të jashtëm  17 personalitete të shquara si akademikë të jashtëm.

Statusi i anëtarit të jashtëm është një statusi i ri për hapjen e akademisë ndaj studiuese që ushtrojnë akademinë e tyre jashtë vendit, ndaj akademive të ngjashme dhe ndaj kolegëve tanë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kësaj faze janë pranuar dhe janë në proces 13 anëtarë të rinj. Përcjellim te brezat e rinj mesazhin se edhe në Shqipëri të aftët mund të jenë të suksesshëm”, deklaroi Skënder Gjinushi.

3 komente në “Gjinushi: 17 anëtarë të jashtëm në Akademinë e Shkencave, i afti ka të ardhme në Shqipëri”

  1. Akademia e Kujt...... says:

    Po Gjinushi ke zgjedhur shoket e tu perseri blloku ne krye se vetem me ta punon ti. Cfare kriteri ke pasur ne zgjedhjen e anetareve te rinj sipas teje.. Do qe mire ta publikoje dhe bere transparente.

  2. Ledio says:

    Kriteri i vetem eshte ti lepihesh Kenos ne te njejten menyre sic ka lepire Kenua 30 vjet Majtas e Djathtas per nje post. Kriter bashkohor ne ditet e sotme.

  3. E mban mend kur ishe ministër arsimi në kohën e Partisë?
    Ti kishe në dorë bursat e studimit në Francë për pedagogët e rinj të Universitetit të Tiranës.
    Po sa thes me arra, vazo me mjaltë e shishe rakije thithje për të dhënë ato bursa e mban mend?
    Ti po që pate të ardhme dhe si do që vjen koha kaluar ngelesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje