Lulzim Basha: Vëllezër e motra nuk dorëzohem pa mundur Edi Ramën, unë fitova thellë por ai më vodhi votat përmes masakrës zgjedhore

28 Maj 2021, 15:19Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me strukturat dhe demokratët e qarkut të Vlorës, ku shprehet se cilido që mendon se demokratët anembanë Shqipërisë kanë ndërmend të dorëzohen dhe të pranojnë këtë masakër zgjedhore, gabohen.

Kreu i demokratëve thotë se pavarësisht pakënaqësive ata janë të vetëdijshëm se barra e përgjegjësisë rëndon mbi ta për “misionin historik të papërmbushur të 25 prillit, para shqiptarëve, para Shqipërisë, për të cilën e bëmë betejën, të cilën e besuam dhe prandaj na ndoqën”.

Ndërkohë, ndryshe nga takimet e Agron Shehajt, Basha nuk i ofron të drejtën e fjalës anëtarësisë për të shprehur mendimin e tyre si dhe i realizon takimet pa praninë e mediave.

Deklarata e plotë:

Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra! Është një nder dhe kënaqësi e veçantë të ndodhem sot në mesin tuaj përsëri, ndonëse jo në rrethana që do na kishte dashur zemra. Po kjo jo për fajin tuaj. Asnjë demokrate edhe demokrati të Vlorës dhe jo për fajin e shqiptarëve. Sepse vëllezër dhe motra ne ndodhemi sot këtu në këtë takim, fiks një muaj pas një beteje ku përballë nuk kishim një kundërshtarë politik, por kishim një rregjim i cili nuk bëri thjesht dhe vetëm shkelje ligjore por një masakër të vërtetë zgjedhore.

Ne u futëm në këtë betejë me një objektiv, i cili nuk ishte thjsht dhe vetëm synimi ynë dhe nuk bëhej pë pushtetin tonë, për karrigen time apo karriget tuaja, por bëhej për të gjithë vlonjatët dhe të gjithë shqiptarët. Ne nuk e harruam asnjë çastë të betejës, motivin se pse ishim në këtë betejë, për vlonjatët, për shqiptarët, për ndryshimin që e donin më 25 prill dhe që u mohua dhunshëm padrejtësisht, dhe në bindjen time përkohësisht, nga masakra zgjedhore.

Se çfarë ndodhi e di fare mirë unë, e dinë fare mirë shqiptarët, e di gjithsecili prej jush. Çdokush po të vij e të flas këtu, do të tregojë shenjat e veta të betejës me të cilin është përballur. E pavarësisht gjitha këtyre, ne arritëm të shënonim diçka për Shqipërinë dhe demokracinë. Ne u rritëm, u bëmë më të fortë, u bëmë më të mëdhenj, me një përballje të pabarabartë ku kishim me vete vlerat tona, idealet tona, vizionin tonë, zgjidhjet për shqiptarët. Ata me banditë, ne me njerëz të ndershëm në krah, ata me shukat e parave të drogës, krimit, bandave, korrupsionit shtetëror, të buxhetit të vjedhur e të shpërdoruar të shtetit si asnjëherë, legalizimeve për votat, hashashit për votat, të ndërtimeve pa leje për votat, deri presionit të kompanive private për votat dhe ne me program dhe me aleancë me qytetarët, në aleancë me çdo grup shoqëror, me kontrata të firmosura për Shqipërinë ndryshe, për Shqipërinë e të nesërmes.

Kushdo që mendon se me kaq mbaroi, e ka shumë gabim. Kushdo që mendon se demokratët, anembanë Shqipërisë, kanë ndërmend të dorëzohen dhe të pranojnë këtë masakër, e ka shumë gabim dhe nuk ka vend më të mirë për ta thënë këtu, se në mesin e demokratëve të Vlorës, që nuk janë dorëzuar kurrë, as në ditët më të errëta të Vlorës e të këtij vendi.  Pavarësisht prej mosmarrëveshjeve apo pakënaqësive që mund të ekzistojnë, duhet të jeni të vetëdijshëm për diçka, barrën e përgjegjësisë që ende rëndon mbi supet tona, të misionit historik të papërmbushur të 25 prillit, para shqiptarëve, para Shqipërisë, për të cilën e bëmë betejën, të cilën e besuam dhe prandaj na ndoqën. Kush prej jush ofroi para për votën apo i shantazhoi votuesit apo ndau fonde, apo shpërdoroi detyra shtetërore? S’kishim se si sepse ne ishim një me ta. Ndaj, e vetmja arsye që na ndoqën, ishte sepse besuan se beteja bëhej për ta dhe për ta u bë dhe për ta do ta vazhdojmë betejën deri në fund.

Është një betejë për ndryshim, së pari, sepse ne kemi qëndruar gjithmonë besnikë ndaj vlerave me të cilat kemi lindur, vlerave të lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, të ekonomisë së tregut, të barazisë para ligjit, vlerave me të cilat kjo parti politike, kjo familje politike mori formë dhe i mbijetoi edhe kohëve më të vështirë. Ndaj,  me përgjegjësinë që na kanë ngarkuar shhqiptarët, me përgjegjësinë e ndalur në mes me 25 prill i cili nuk i dha zgjidhje asnjë prej pyetjeve të cilat u shtruan për zgjidhje, por i bëri edhe më të mëdha pyetjet për gjithçka, për ekonominë, për sigurinë, për integrimin. Me këtë barrë përgjegjësie vij sot para jush me një kërkesë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë: për t’ju ftuar ta vazhdojmë së bashku dhe ta çojmë deri në fund betejën për  Shqipërinë dhe shqiptarët, betejën për ndryshimin. Duke ia shkurtuar ditët regjimit Rama-Doshi të dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe duke bërë të mundur që Shqipëria të çlirohet nga ky makth dhe duke u çliruar nga ky makth të mund të zgjedhë rrugën e ndryshimit, rrugën që ne ofrojmë dhe garantojmë.

16 komente në “Lulzim Basha: Vëllezër e motra nuk dorëzohem pa mundur Edi Ramën, unë fitova thellë por ai më vodhi votat përmes masakrës zgjedhore”

  1. qytetar says:

    O zot sa i embel eshte pusht – eti….!!!!!

  2. Luli says:

    Por sis kane kurajo keta democrat ti thone Lulzim Bashes qe te iki nga syte kembet ????????
    Hajde demokraci dhe Parti demokratike??? ( tamam nje SHPK e krijuar nga familja Sale Berisha dhe Lulzim Basha)))

  3. qytetar says:

    Askush nuk eshte vellai dhe motra Juaj.
    Humbe disa here.
    Ik ne Hollande gezoni
    pasurine e fituar me djersen…e…
    ….Ballit…
    …zgjuaresise…deshta me thane.

  4. Lyl PALLASKA says:

    ?????……..?

  5. Sabriu says:

    Ti ke ikur per lesh ,o Basha.Po nuk hoq dore nga Berisha dhe Meta, ti nuk e mund kurre Edi Ramen.

  6. Roberto says:

    Vertet e ka ky apo ????? Qenka CAR komplet. Si ka mundesi te mendoje ky byth… imi i Hollandes sikur paska fituar dhe ja paskan vjedhur zgjedhjet???? Zot na ruaj nga budallenjte.

  7. Sancho says:

    Ah, i shkreti ti. Rama ta fut gjithmone ty, ai e ka fajin, te perdor ty si baxhellen e tij, se ti je vajze e ndershme.

  8. Lul Mafishtja says:

    Ik pirdhu se na qelbe PD-n!

  9. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

    Pirdh u Lule pirdh se ai stan keshtu i ka bere punet , me pordhe dhe pordhe do qe te degjoj. Prandaj pirdh, pirdh fort dhe lirohu se ja erdhen zgjedhjet e tjera, vetem po se ke bezdi gjej ca fjale te tjera per humbjen e radhes se keto pordhet e tua u bene shume bajate dhe vetem nje gjatesi vale kane, beji cik me variacion dhe radhes tjeter futi edhe nje te dhjere se do jete dicka e re per ate stan e si dihet te rizgjedhin prape ne krye te stanit per zgjedhjet e 2029. Hajde shendet e bythe te forta.

  10. Ladi says:

    E tmerrshme se si ky mendon, beson dhe shpreson se mund te genjeje njerzit kaq lehte me dokrra dhe fjale te zjera e te dala boje..!!
    Eshte krejt e paimagjinueshme per mua personalisht se mund te kete qofte edhe nji qytetar normal qe mund te besoje ne pallavra te tilla, te cilat ky krejt paturpesisht dhe pa i bere syri terr, i prallis diten per diell!!??
    E turpshme deri ne padurim!
    E neveriteshme deri ne felliqesi!
    Ptu.

  11. Niki says:

    TURP i madh per njerzit qe ai i drejtohet!I merr per (dhe i konsideron) budallenj.Po mos te ndodhte kjo, keta njerez, nese nuk donin te votonin te majten ( partia socialiste) shume mire mund te votonin nje parti tjeter ,ku vota e tyre do te merrej si vote proteste dhe LULI sot nuk do te qendronte para tyre per ti fyer ne dinjitet.Por mund te themi ate kerkojne ate meritojnedhe LULI-n vazhdojme ta kemi neper kembe.RROFTE POPULLI I NDERSHEM SHQIPTAR!

  12. Nje mergimtar says:

    O luli,pse behesh kaq i lehte?A mund te mbulohet dielli pervelonjes me shoshe.Je nje nga rastet qe eshte provuar ne kete vend:”Shqiptar po hipi ne kale vetem vdekja e zbret”.Ne Shqiperi nuk njihet institucioni i doreheqies,sic ndodh ne cdo vent te botes se kulturuar.Po te ishe larguar pas disfatave te njepasnjeshme,do te ishe me pak me shume dinjitet.Me qendrimin tend je katandisur nje personazh barcaletash.

  13. trendafili Permetit says:

    Po ç’jane ata vlonjate te purthosur qe i shkojne ne takim ketij idioti qe tallen te gjithe me te? jane ata vlonjatet qe priten Sali Kerme berishen ne 2001, pasi i kishte bere per ne Babice, jane ata vlonjaten e paskrupull dhe babale qe s’lene dy gure bashke per hajdutin, tradhetarin dhe kriminelet, jane vlonjate emigrante qe kane pushtuar Vloren.

  14. Këlyshët komunistë të Saliut says:

    Keto thirrje Jane vetem per dallkaukët qe akoma mbajne Berishën si lider historik.

  15. Loreta says:

    Per te fituar kunder Edi Rames i duhet Ristani Njehere u ben petullat me uje.?

  16. Lul Mafishtja says:

    Ik pirdhu se na qelbe PD-e!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje