Nga Dritan Hila
Po zbrazet Shqipëria. Pothuajse të gjithë që takoj ose kanë fëmijët jashtë ose përgatiten t’i çojnë. Arsyet? Qeveria?
E pra është shpjegimi më i shkurtër kur nuk do të vrasësh mendjen. Nëse do shtyhesh pak me thellë do ia vesh fajin të gjitha qeverive. Dhe nuk gabon. Por nuk janë vetëm këto. Se fundja nëse ne do ishim të zgjuar, nuk do të zgjidhnim budallenjtë. Kemi zgjedhur të ngjashmit tanë.
Dhe ky trend braktisjeje do të dojë kohë të kthejë kurs. Tani halli është si të ndalojmë këta që janë këtu që të ikin. Se ata që ikën nuk kthehen më. Aq sa u kthyen grekët dhe italianët që emigruan.
Ky duhet të jetë debati i madh i akademisë dhe politikës. Nuk na duhen me zalisjet e akademikeve që kanë probleme me andropauzen dhe mendojnë që ky është problem i Shqipërisë. E as me torollakë që mendojnë se nëndialekti i tyre geg është problemi që shqetëson këtë komb apo se ai tosk është gjuha e perëndive. Këta janë si popet e Bizantit që ndërsa otomanet po ju kërcenin mbi mure, diskutonin seksin e engjëjve. Ndërsa ne kemi problem të madh rininë që po ikën. Si ta ndalojmë?
Para një viti një shoku im i fëmijërisë që iku në Greqi që në vitin ‘90-te më thoshte se ne jemi sot sikurse Greqia kur ai kishte ikur. Madje rrogat i kemi më të larta. Më rikujtoi sesi paguheshin 60-70 mije dhrahmi që bëjnë 240-280 mijë lekë të vjetra; sesi flinin nga 5-6 veta në një shtëpi për të kursyer, përndryshe nuk dilte hesapi; sesi blinin një pale xhinse për 5 mijë dhrahmi (i gjen më lirë sot tek çamet). E të gjitha këto ju i keni sot, më tha. Madje ca më mirë. Por keni një problem tetë madh, e mbylli, jeni shumë ttëe ligj me shok shoqin, abrazive dhe smirëzinj.
Analiza e shokut tim ishte vetëm një bisedë mes miqsh dhe jo një analizë e thelluar. Por që megjithatë ka brenda diçka të vërtetë: Ligësinë tonë ndaj më të zotit dhe ndaj hierarkisë së vlerave që mundohemi ta përmbysim me çdo kusht. Dhe ajo që ne sot duhet të zbulojmë është sesi të kthejmë kurs; duke filluar nga vetja.
Fajin e ka Berisha.
Berisha o Taulant eshte krimineli,antikombetari e antishqiptari me i madhe i kombit e per kete duhet e do te japin llogari.Se paku ti tregoj kombit se si djali i tij pa punuar asnje dite eshte bere milioner.
Te gjithe problemet tjera mund te jene minore per Berishen(nuk dime gje),por per ato qe dine gjithecka ai eshte strumbullari i cdo gjeje te keqe qe ka ndodhur ne Shqiperi,ndaj denimi eshte i pashmangeshem.
Tani ai nuk dine gje per vrasjet(deri dje mburrej se do vriste kedo brenda perimetrit te lejuar te kryeministris,megjithese vrau jashte gardhit rrethues se kryeministris).Nuk dinte edhe per vrasjet e 26 personane,e do ishte personi i pare shqiptar ne historin e kombit qe nuk njeh kunatin.Ti o Taulant e beson kete?
Po sakte, shume e sakte mbylla dhe akoma me sakte qe ke gjetur shkakun.
Dikur njeri thoshte. Nqs shikon tre shqiptar duke biseduar, ata bisedojne sesi mund ti bejne keq atij perballe sepse eshte me kamur se ata, ne vend qe te mendojne sesi mund te behen edhe ata si ai i kamuri apo te marrin guximin ta pyesin sesi i beri.
Jo. Shqiptari mendon vetem e vetem sesi ti prishi pune.
I ke rënë ca si shkurt arsyeve pse ikin njerëzit. E megjithatë, më mirë shkurt se sa hiç si akademikët.
Zoteri!
Ti beson se te kemi zgjedhur ne postet qe ke pasur?!
Fajin e ka Tur-qija,kjo dihet.
Kush kujton se Camet Myslimane te Thesprotise i ka detyruar Greku te ndryshojne Kombesine Greke Epirote ne periudhen Osmane si Emrat,Besen,Festat Traditen,Kulturen,Ndergjegjen eshte thjesht Idiot.
Te vetequajturit Skiptare nuk kane mesuar dhe nuk mesojne nga historia qe Turqit si Ismail bej Vlora,Frashellinjte Hasanet Hamzate e fillojne historine e tyre me nje Vorio Epirote si Kastriotis dhe duke mohuar Identitetin e tyre para turk ate Bizantin.
Nuk mund te ignorosh figura Perandoresh Ilyre si Megas Kostantinos dhe Polisin ne Nder te Tij ta quash Stamboll!
Nuk mund te Ignorosh Perandorin Ilyre Greke Megas Iustinianos qe ndertoi Agia Agia Sofian ne 532A.D dhe ti kendosh Erdoganit apo ti kerkosh “ndihme” kur ky kriminel Kombetare e ktheu ne Xhami Ate dhe mijera te tjera.
Ose Ilyre Greke,ose turk,kaq e thjeshte zoti Dritan.
Eshte ceshtje Respekti,Dignyteti,Identiteti dhe jo Falls-ifiteti.
S’ka rendesi se si e ka tarjtuar Tani! E verteta eshte qe nga Shqiperia jane larguar ne c’do kohe te historise se saj! qe kur luftonin per Romaket telindjes dhe te perendimit, per otomanet,ne Amerike europe etj. Kane ikur nga e gjithe Bota ne momente te caktuar te historise! Por tani argumenti i Saliut dhe PD se ikin nga Edi Rama eshte shume mjeran! Nga Rama ikin ata qe kane bere krime! Pastaj kur kete teori e ben Lulja dhe Gazi apo Babalja ,Ruana o Zot ku kemi arritur me Sal kriminelin!