Xhelal Mziu u lutet dibranëve pa dallim për takimin e Bashës: Të dashur, merrni pjesë të gjithë!

28 Maj 2021, 21:01Politika TEMA

Ndalesa e radhës e kryedemokratit Lulzim Basha për të bërë fushatë do të jetë Dibra. T

akimi i tij do të mbahet të shtunën dhe deputeti i zgjedhur i PD-së, Xhelal Mziu ka ftuar të gjithë dibranët të jenë pjesëmarrës.

“Të dashur bashkëqytetarët e mi dibranë! Nesër ditën e shtunë datë 29.05.2021 ora 10.30 tek Pallati i Kulturës Peshkopi zhvillohet një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë zotin Lulzim Basha.

Janë të ftuar për të marrë pjesë struktura politike, anëtarë e simpatizantë të PD të degës Dibër, intelektualë, biznesmenë, të rinj e të reja dhe çdo qytetare e qytetarë dibranë”, u shpreh Xhelal Mziu në “Facebook”.

Kandidatët për kryetar në PD po kryejnë fushatë përballë demokratëve, ndërsa zgjedhjet do të mbahen në 13 qershor.

1 komente në “Xhelal Mziu u lutet dibranëve pa dallim për takimin e Bashës: Të dashur, merrni pjesë të gjithë!”

  1. Fatosi-kosove says:

    Mjafton ta prisni ju te dy o mzat mziuy,ti dhe magari te cilit i ke hipur, e ndoshta basha me ne fund e kupton cili eshte magari e cili mushka !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje