"Presidenti s'vepron me ushtri"! Ngjela: Nuk i takon Ilir Metës ta diskutojë legjitimitetin e Kuvendit

28 Maj 2021, 20:02Politika TEMA
"Presidenti s'vepron me ushtri"! Ngjela: Nuk i takon Ilir

Në disa deklarata për shtyp përmes zëdhënësit të tij, Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do ta njohë vendimin e Kuvendit duke e konsideruar atë “jokushtetues” pasi “është njëpartiak” dhe “nuk përmban 140 deputetë”.

I ftuar gjatë edicionit qendror të lajmeve në Euronews Albania, së bashku me gazetarin Aleksandër Çipa, Ngjela tha se Presidenti nuk mund të vërë në diskutim ligjshmërinë e procesit apo legjitimitetin kushtetues të Kuvendit, pasi këtë gjë e ka në kompetencë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Ngjela ironizoi se kompetencat e Presidentit janë vetëm formale dhe ai nuk mund të dalë mbi Gjykatën Kushtetuese.

“Karakterin normal ose jo të një akti juridik, është apo jo në frymën e Kushtetutës e ka Gjykata Kushtetuese jo Presidenti […] do të ishte shumë i saktë nëse do të thoshte të presim Gjykatën dhe unë do të mbrohem në Gjykatë, kjo do të ishte normale për një President, por ne s’e dëgjuam të fliste kështu,” – tha Ngjela.

“Atje mund t’i paraqesë dyshimet, provat, apo logjikën juridike se nuk ka bërë shkelje,” – vijoi avokati.

Sipas Ngjelës shkeljet e pretenduara nga shumica socialiste duhet të dërgohen më pas në Gjykatën Kushtetuese për t’u shqyrtuar njëherë e mirë pasi “shkeljet e rënda duan si arsyetim vetëm arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Parlamenti është politik dhe nuk ka ndonjë përgjegjësi të madhe juridike,” – tha Ngjela, – “Herën e parë shumica socialiste nuk e kaloi në parlament pushimin [e Presidentit], këtë herë kam përshtypjen do ta kalojë, por nëse vendimin e shumicës e rrëzon më pas Gjykata Kushtetuese do jetë një vendim i rëndë për ta.”

Gazetari Eno Muja e pyeti avokatin Ngjela nëse përbëjnë shkelje vetëm deklaratat e Presidentit dhe Ngjela u përgjigj se “Presidenti mund të veprojë me deklarata, jo me ushtri”. Ai kujtoi se Presidenti ka bërë thirrje për dhunë.

2 komente në ““Presidenti s’vepron me ushtri”! Ngjela: Nuk i takon Ilir Metës ta diskutojë legjitimitetin e Kuvendit”

  1. X says:

    Fuck Meta…bastardi cepanit…me parti kurve…lsi

  2. Muc Xh. qe spiunonte Petro Zhejin says:

    Kam blere nje vic e do ta bej kurban diten kur Ilir Kryemadhi nga Cepani nuk do jete me president i Shqiperise. Mishin do ja u shperndaj famijeve te varfer te Bathores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje