"PPP-të nisën në kohën e Berishës"! Arben Malaj: Ai po mban peng PD-në, koha që të lërë trashëgiminë

28 Maj 2021, 19:26Politika TEMA

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, deklaroi se partneriteti publik-privat nisi që në kohën e Berishës.

Malaj theksoi se PD duhet që të demokratizohet dhe liderët e partive të mos jenë peng i askujt.

Vlerësoj se partitë kanë rol të rëndësishëm në vend, duhet të demokratizohen përpara se të mbërrijnë në pushtet. Edhe ata e pranojnë se partia është peng.

Berisha me apo pa dashje, konsiderohet njeriu kyç për zhvillimet në PD. Ka zëra që më mirë të kthehet Berisha, që do ishte vrasje për të rinjtë. Problemi është se çfarë trashëgimie lë Berisha.

Lufta e Berishës është morale. Partneritetet me privatet nisën që në kohën e Berishës. Kjo formë e zhvillimit ekonomik, duke kënaqur klientët politikë, gërryen ekonominë.

Berisha ka dhënë mbështetjen se do qëndrojë në politikë dhe nuk do bashkëqeverisjen. PD duhet të demokratizohet”, tha Malaj për News 24.

Arben Malaj vlerëson se Shqipëria duhet të dalë nga cikli i krizave, ku është futur.

Duhet të dalim nga ky cikël krizash. Basha bëri pastrim radikal të partisë. Unë mendoj se edhe PS si parti ka probleme të theksuara.

Liderët duhet të ndahen nga ata që i mbajnë peng, duhet të arrihet kjo, përndryshe ne mbajmë peng Shqipërinë. SPAK është luftë rastesh konkrete.

Mendoj se partitë në Shqipëri, në tërësinë e tyre kanë probleme të brendshme me demokracinë. Duhet që të arrihet ky lloj demokratizimi i partive, me qëllim që e ardhmja e vendit tonë të jetë më e sigurt dhe e mirë”, u shpreh Malaj.

5 komente në ““PPP-të nisën në kohën e Berishës”! Arben Malaj: Ai po mban peng PD-në, koha që të lërë trashëgiminë”

  1. Taulant says:

    Eshte e vertete qe PPP-te nisen me Berishen.
    Por Socialistet qe do ti luftonin ben te kunderten .
    Te gjitha pasurite publike i dhane me PPP per dy leke.

  2. Blendi says:

    Aeroportin e Rinasitdhe portin e Duresit i dha Berisha apo Nano?

  3. Supaxhiu 300 evro says:

    Kush foli?Ik ooo Beno,kur flet dhe ti per ndershmeri ateher nuk mbetet njeri pa u shprehur ne shqiperi.I mbushe xhepat me piramidat,pastaj ne vlore u hape si vaji i ullirit me gjith rracen tende me tendera etj etj.Nga fshati ne Llakatund na u hodhe ne anen e deit ne Orikum ku i rrembeve token Prof vlonjat ,me çfar lekesh e bleve token dhe ku i gjete?Spak ju thoni se kryen kontroll me raste ndersa une do te thoshja qe te filloj nga ty i pari .Te shpjegosh se si i ke ber pasurit nga dita qe u fute ne politik gjer sot.Nuk ke stofin dhe as dinjitetin te na prezantohesh si njeri qe nuk ka lidhje me korrupsionin.

  4. Millo says:

    Pirdh, pirdh is ish minister i financave! Tani qe i rane dhembet Berishes e thua kete, deri dje i serviliseshe ne menyre te peshtire! Tip servili tipik!

  5. artisti says:

    Eh mor Ben Malaj,qenke bere vizionar e ke zbritur me kembe ne toke.Duket qe te ka rene bitha ne uje.Allabimbereqaversen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje