Tahiri vijon betejën me drejtësinë, caktohet relatori i ri i çështjes

28 Maj 2021, 18:18Politika TEMA

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vijon betejën me drejtësinë.

Dosja e tij pritet që shumë shpejt të shkojë në Gjykatën e Lartë. Mëson se brenda korrikut do të ketë gjykim pasi në Gjykatën e Lartë është kompletuar trupa e nevojshme dhe kolegji penal.

Tashmë në këtë gjykatë është përcaktuar relatori i ri i çështjes, i cili do të jetë ish kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni. Më herët relatori i çështjes ka qenë Ilir Panda.

Tahiri ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë vetëm për ‘shpërdorim detyre’, akuzë që u konvertua në 3 vite shërbim prove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje