Ish deputeti demokrat Sherefedin Shehu i ka bërë “dush të ftohtë” kreu të PD në detyrë Lulzim Basha, në lidhje me reagimet kundër ish-Presidentit Bujar Nishani.
Zoti Nishani ka ngritur zërin duke thënë se nuk është koha për zgjedhje në PD, deklaratë kjo e mbështetur edhe nga ish Kryeministri Sali Berisha.
“Edhe Dr. Berisha e tha që nuk është koha për zgjedhje në PD. Ky prononcim i liderit historik të PD-së konfirmon qartë se informacioni apo deduksioni i ish Presidentit Bujar Nishani që “shpejtimi i zgjedhjes së Kryetarit të PD-se i intereson vetëm z. Basha” është i saktë”, është shprehur Shehu.
Më tej Shehu është ndalur tek kundërpërgjigja e Bashës ndaj Nishanit, i cili i tha se ka ditur që Berisha do të shpallet non-grata nga SHBA.
Sipas Shehut, reagimi i z. Basha tregon se ai ka komplekse dhe ka filluar të vuajë edhe nga “deliri i madhështisë” apo “kulti i individit” siç i thonë komunistët.
“Ndërsa kundërpërgjigja e z. Basha më la një shije të hidhur për gjuhën tipike komuniste të përdorur dhe unifikimin e Kryetarit me Partinë. Në kundërpërgjigjen e tij ai u thotë anëtarëve të PD-së, se Kryetari i Partisë nuk duhet kritikuar apo anatemuar edhe kur ai “ja fut kot” sepse, sipas tij, kështu përçahet Partia.
Pra, sipas z. Basha, Kryetari (Ai) është vetë Partia dhe demokratët duhet që ta adhurojnë atë dhe të sillen ndaj tij njëlloj siç silleshin anëtarët e partisë komuniste ndaj Leninit dhe Enver Hoxhës. Ose e thënë më shkoqur demokratët duhet që vetem të bëjnë “urraaaaa” dhe të thërrasin “Basha! Basha! Basha!”
Kundërpërgjigja e z. Basha më la shije të hidhur edhe për vulgaritetin e komunikimit”, është shprehur Shehu.
Ish deputeti demokrat retorikën e Bashës ndaj Nishanit, e konsideron si gjuhë urrejtjeje.
“Ai i drejtohet ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë drejtpërdrejt me emrin “Bujar Nishani”. Kjo për mua është gjuhë urrejtje dhe tregon mungesë të theksuar etike nga Kryetari injë Partie që është Demokratike.
Edhe komunistët dhe socialistët i drejtohen udhëheqësve të tyre me parashtesën “shoku” ndërsa demokratët i drejtohen kujtdo që nga qytetari zakonshëm deri tek udhëheqësi më i lartë me parashtesën “zoti”.
Ndërsa në rastin e z. Nishani i cili ka qenë President i Republikës sipas standarte të vendeve demokratike ai duhet të quhet gjithmonë “President” dhe i duhet drejtuar me “z. President”.
Prandaj referimi si “Bujar Nishani” në polemikën e z. Basha me ish- Presidentin e Shqipërisë është shfryrje dufi dhe nuk respekton as standartin minimal të komunikimit njerëzor sipas të cilit duhej ti drejtohej si “z. Nishani”.
Përveç këtij fakti, z. Nishani është edhe President i Këshillit Kombëtar të PD-së që në hierarkinë e qeverisjeve demokratike, konsiderohet si post më i lartë se ai i Kryetarit të PD-së”, ka deklaruar Shehu për CNA.al.
Kishe fraza qe na beje te qanim ,kishe te tjera qe na benin te qeshnim.E kishe q……e si e do ti z.Sherefedin efendi!Kisha kohe pa lexuar nje paçavure te tille sepse helbete parlamenti nuk funsionin e per pasoje na mungoni perdite me idotesite tuaja!Qe ti thuash Jarit z.Bujar duhet te jeshe nen nivelin e ketij,d.m.thene te jesh minimumi ne nivelin tend o Sherefedin efendi!
Ti ketu larte dukesh qe ke niveli Lulzimes.Ne p… te semes do veni megjithe parti
Ke ndonje fjale per Berishen ,qe cfar ska bere nen hunden tuaj ne dem te shoqerise apo sta mban prej tij.Mbani plakun ne krye se keni per te shkuar ne fund.Luli eshte pjella e tij,ta gezoni.
or taj Sheferedin….. ish President duhet ti kishte thane.
se President asht nji tjeter .
PD-ja u krijuar dhe vazhdon te jete edhe sot,nje parti e nenshtruar nga Sali Berisha.Pacavure e drejtoj Saliu,pacavure e drejton edhe mekembesi i tij,Lulzim Basha,i neneshtruar dhe ky po prej Sali Berishes…
Prandaj edhe ju zoti Sherefedin beu,jeni nje i neneshtruar i Sali Berishes,te cilin edhe pse ka 8 vjet qe nuk eshte de jure kryetar i PD-se e keni pike referimi te te “vertetes”.
Saliun e morri e tatepjeta,e ti akoma me Saliun.Luli po dridhet per vete,jo vetem se po i iken per lesh kryetarlleku,por po i shkaterohet dhe PD-ja.
Para kesaj situate,per te perballuar termetin qe po peson kjo parti,Saliu,Luli,Nishani jane ne nje situat si minjte,te cilet nuk gjejne vrime per t’u futur per te shpetuar koken e tyre…
Po luftoni me mullinjt e eres si Don Kishoti me komunizmion e komunistet akoma,por kryekomunistin 25 vjecar e keni kryetar de fakto,30 vjet.Kur te merreni me veten,me problemet se si te punoni dhe drejtoni memire partine dhe qeverisjen,atehere nuk do keni me kohe te merreni me ate qe nuk egziston,komunizmin dhe frymen komuniste.Duke e mbajtur gjalle brenda partise tuaj,ju nuk keni per t’u cliruar nga “komunizmi imagjinar”,i cili i sherben vetem Sali Berishes dhe vetem atij….
Dite me te veshtira ju presin,thirrini mendjes sa nuk jeni vone.Ju duhet nje parti e re DEMOKRATIKE,jo berishiste.
Nuk ka rendesi retorika e Z. Sheferedin…
Rendesi ka thelbi, qe ai nuk do te zgjidhet me Basha Kryetar i PD.
Me cudit fakti, pse keta drejtues ne rrethet e tyre, nuk bejne thirrje hapur per ta mos votuar Bashen.
Dhe e dyta, pse nuk bejne thirrje per te shtyre diten e votimit te Kryetarit te ri.
Keto dy gjera, eshte i lire cdo anetar i PD te japi opinionin e tij.
Pilo !
i lire ne Parti !?
ska ba vaki
I kishe share komunistet po shkrimin e kishe bere sips direktivave te shokut Sali Haha
Or Shero … paper ber burre! Ca ed bere ti Bashen? A te duket F.Nano!
Psokologji fshatari bre prej K.Dodes!
Historia e vjeter e Namikut we nuk zbret nga kali pa p….
DELIRI I MADHESHTISE i Bashes ?!!!
Ne delir kalojne , ose mund te kalojne ata we jane vertet udheheqesa , te pavarur ne mendimet dhe veprimet e tyre , te mira apo jo ne perceptimet tona , te tille mund te permendim pas 90 es , Berishen , Nanon , Meten apo Ramen , ne partite e tyre qe drejtojne , po t’e thuash per Lulin qe po i pergjerohet Berishes e perbetohet qe s’te kam tradhetuar !
Me keqardhje duhet te themi qe PD ( marksist- leniniste) nuk behet me parti fituese duke patur ne krye debilin Lulzim Basha.Eshte urgjente krijimi i nje partie te djathte te re.
O shero turkoshaku ish komunist,ku ndryshoni ju komunistet e konvertuar ne dhjerokrat.
Sa e pe që saliu i jep të drejtë Nishanit,fillove………. Cpaske qenë mo,,, tai e dishe
Une them te shohim dhe anen pozitive te kesaj pacavureje.Pleqte e pd-s vete demaskojne injorancen e bythlepirjen e tyre me seriozitet sipas tyre e humor sipas ne lexuesve
Ai s’ju jep listat kush voton, ju i bini defit.. Ka ardhur dita qe Qesharaku te talli strufen. Por qe eshte i frikshem gjithashtu eshte.. Hiqet si Demokrat, por eshte i rrezikshem..
Gjithkush mund te mendoje qe Basha, duke dhene doreheqjen dhe me parate qe ka, mund te jetoje si mbret. Por problemi eshte qe ai eshte ende i ri ne moshe dhe per pjesen e mbetur te jetes ai nuk di te beje asnje lloj pune, vetem kryetar partie.