Edith Harxhi këmbëngul: Lulzim Basha nuk shkon dot në SHBA, në 13 qershor do të ketë surpriza

29 Maj 2021, 22:05Politika TEMA

Nga qyteti i Korçës, kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi përsëriti edhe njëherë akuzën e rëndë se Lulzim Basha nuk shkon dot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi i është refuzuar viza nga autoritetet e këtij vendi.

Harxhi deklaron se ka të dhëna nga burime diplomatike për këtë çështje dhe shton se në 13 qershor, kur mbahen dhe zgjedhjet për kreun e ri të PD, do të ketë surpriza.

“Burime dhe informacione të ndryshme duke përfshirë edhe ato diplomatike. Këtë nuk e di, nëse PD do të vazhdojë në një spirale të tillë politike siç është edhe tani me kryetar i cili ka 4 humbje dhe 3 fitore si kryetar humbës.

Por gjithsesi unë do të vazhdoj punën time brenda PD-së  për ta rikthyer sërish në pushtet, në një kohë sa të mëparshme.

Do të qëndroj brenda strukturave të partisë dhe do të vazhdoj me propozimet e mia, por besoj se kjo nuk do të ndodhi pasi në datën 13 qershor do të ketë surpriza shumë të këndshme”, tha Harxhi.

7 komente në “Edith Harxhi këmbëngul: Lulzim Basha nuk shkon dot në SHBA, në 13 qershor do të ketë surpriza”

  1. altini says:

    Kjo e ardhura nga UNMIK se bashku me Argitan do tja vjedhin zgjedhjet brenda partise …Luli eshte gomar ne qofte se beson ne Saliu…..Duket hapur qe kjo e ka fituar tenderin e partise ne shtepine e Saliut…Mos harroni qe ka edhe me te mencur se kjo . Mos e nenvleresoni Kadillin

    1. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

      Lulushja eshte karte e djegur perpara amerikaneve, ama edhe Edith Harxhi nuk duhet te harroje se kur Saliu e propozoi per ambasadore ne USA ne vitin 2005, amerikanet e refuzuan kete propozim pikerisht per qendrimet e saj antiamerikane pasi shpesh ne shkrimet e saj kishte akuzuar amerikanet per ngjarjet e 1997 ne Shqiperi dhe Saliu e beri Zv/ Ministre te jashtme pastaj duke sfiduar amerikanet. Pra edhe kjo eshte karte e djegur.

  2. ZOROOS says:

    Luli ka ikur per lesh me kohe matematiken e ka harruar dhe eshte masakrusi i masakres te masakres eshte nje mashtrus i lindur duke kujtuar se po ua hedh te tjerve por harron shpejt me tru sa te kaposhit se te tjeret i kane bere keto lojra kur LUHLI ISHTE NE LOQEOVE

  3. durrsak 24 karat says:

    Edith Harxhi vet nuk osht pranu nga SHBA si ambasadore e propozume nga Berisha ne vitin 2005. Osht filoruse, burrin e ka turk antiamerikan. Edithi ka shkru artikuj kondra Amerikes. Ne nji shkrim te saj mbi ngjarjet e vitit 1997 kritikohej roli i CIA-s amerikane dhe i drejtorit George Tenet.

    1. Aljen says:

      Mund ta shtjelloni me gjate dijenine tuaj per Znj Harxhi ? Zotni Durrsak 24 karat shume interesante dhe tregon dhe aresyen perse eshte ne loje …..

      1. Ze qir says:

        KUSH PERKRAH BERISHEN TREGON SE ESHTE ANTIAMERIKAN I LINDUR.
        TE KATERT JANE FILORUSE PERVEC KADILLIT QE PELQEHET NGA AMERIKA POR EDHE KY MUND TE NDRYSHOJE

  4. Arber Iliri says:

    Endrra ne nje nate vere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje