Një operacion masiv anti-kanabis po zhvillohet sot në zonën e Fushë Krujës dhe malësisë së Krujës ku po marrin pjesë me dhjetëra forca policie.
Aksioni i policisë ka nisur pasi patrullimet e Guardia di Finanza nga ajri kanë zbuluar parcela me kanabis në këto territore.
Operacioni vijon ende, ndërsa janë mbi 10 sera të mbjella me kanabis që janë kamufluar si të mbjella me perime. Në foton më poshte duket edhe se si bodrumi i një vile plot me kanabis.
Mesohet se jane shoqeruar edhe disa persona.
Pjesë e operacionit janë FNSH dhe RENEA. Në terren ndodhet edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili drejton operacionin, bashkë me Gjovalin Lokën dhe Tonin Vocaj.