Covid-19 në 24 orët e fundit: Një humbje jete nga Covid dhe 12 infektime të reja

30 Maj 2021, 17:14Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë tha sot se një qytetar ka ndërruar jetë në spital si pasojë e infektimit me Covid-19.

Në raportin ditor, autoritetet theksojnë se në 24 orët e fundit janë kryer 2,170 testime prej të cilave 12 persona janë konfirmuar pozitivë ndaj virusit të rrezikshëm.

Ministria shton se betejën me Covid e kanë fituar 93 qytetarë gjatë 24 orëve.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  5 raste në Tiranë, 3 raste në Berat, 1 rast në Shkodër, Vau Dejës, Elbasan, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 42 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Prrenjasi, 61 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,308 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (30 Maj 2021)
Raste të reja ditore        12
Të shëruar në 24 orë      93
Të shtruar në spitale      42
Humbje jete në 24 orë   1
Testime ditore                2,170

Testime totale             717,696
Raste pozitive             132,309
Raste të shëruara        129,308
Raste Aktive                  551
Humbje jete                  2,450

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         237
Korçë            75
Shkodër       67
Vlorë             31
Elbasan        29
Berat             37
Lezhë           25
Gjirokastër   16
Fier                7
Kukës           9
Durrës          14
Dibër          4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje