Ka situata mes fëmijëve të cilët prindërit ose të rriturit nuk dinë si t’i zgjidhin ose i japin një drejtim të gabuar. Prindërit përgjithësisht janë të përkushtuar ndaj fëmijëve dhe kjo ndonjëherë i çon në drejtime të gabuara.
Psikologja e fëmijëve Lorela Garuli, shkruan se përgjithësisht prindërit i trajtojnë problemet e fëmijëve me dy mënyra, duke u zemëruar ose duke reflektuar.
Në rastin kur fëmijët kanë konflikte fizike mes njëri-tjetrit nga zemerimi e këshillojmë fëmijën “të kthejë” sjelljen jo positive të shokut/shoqes.
Sipas Garulit është shumë e natyrshme të zemerohemi kur dikush na bën diçka pa të drejtë, por të mësojmë fëmijën të veprojë mbi bazën e inatit ka gjithashtu një sërë pasojash negative.
“Jo vetëm që nuk e zgjidh problemin, por e bën edhe më të madh sepse kundërpërgjigjja me dhunë do të vazhdojë edhe nga pala tjetër. Në një plan afatshkurtër, kjo qasje ushqen egon e fëmijes dhe të prindit, por në plan afatgjatë po i mëson fëmijës të zgjidhë problemet me dhune”, shkruan Garuli.
Më tej psikologja shton se në këtë mënyrë fëmija do të mësojë se nëpërmjet agresivitetit do të fitojë nje lloj dominimi të pashëndetshëm dhe artificial përballë të tjerëve, element që sigurisht do të pasqyrohet në marrëdhëniet e tjera të ardhshme.
Psikologja shton se kjo shpjegon shpeshherë se pse viktimat kthehen në dhunues, që quhet konkretisht cikli “frikë-agresivitet” i cili është i rrezikshëm!
Sipas, Garulit edhe anën tjetër që ka rezultuar më efektive në edukimin e fëmijëve.
Psikologja shpjegon se duke reflektuar bëhet e mundur që niveli i zemerimit të ulet dhe fëmijët të brendësojnë një formë përgjigjeje më të shëndetshme.
“Në plan afatgjatë, fëmijët do të mësojnë të kërkojnë burime për zgjidhjen e konfliktit dhe që komunikimi është çels shumë i rëndësishëm kur vjen puna për situatat e vështira”, shton ekspertja.
Njejtë si në botën e të rriturve fëmijët duhet të kenë komunikimin bazën themelore mes mardhënieve dhe kjo gjë mësohet nga të rriturit.
“Vetëbesimi i tij do të zhvillohet shëndetshëm kur të shoh se arrin të zgjidhë problemet pa lënduar askënd. Njëkohësisht, nëse nxitet t’i kërkoje ndihmë mësueses apo kujtdo të rrituri tjetër përgjegjës në kontekstin e caktuar, mësohet të respektojë dhe rregullat e institucionit ku ndodhet”, përfundon Garuli.
Ti mire e ke,por deri sa te ndjehesohet masa karshi ketij fenomeni,askush nuk pranon qe femija i vet te haje dru e te rrije urte.Reagimi dhunshem nuk eshte j mire,por eshte i vetmi per tu vetmbrojtur.
Problemet Sociale (pikerisht) ne Shqiperi do te jete problemi paresor, sepse jetojm ne ne Kultur shoqerore qe orvatet ndermjet Perendimit te qyteteruar dhe Orientalizmit, ndermjet fukarallekut ekstrem dhe luksit te shfrenuar.
.
Duken akoma shume dekada qe te arijne profesor dhe mesuesa ne nivel Eiropian, pastaj prinderit dhe femijet.
Ketu elita “intelektuale” qe orjentojn popullin eshte me nje mentalitet cop cop, imagjino qytetarin dhe prindin e thjesht.
Kur isha femije dhe kthehesha nga shkolla me dilte perpara nje ose edhe me shume femije vagabonde te vegjel dhe me gjuanin me shpulla. Nje here, dy here, tre here…me ne fund vendosa te mos ikja me vrap por ti pergjigjesha. E godita njehere vetem me sa pata fuqi, edhe ai me goditi. U duk se as e gervisha dot por ashtu sic e kisha vendosur, nuk vrapova…Cuditerisht ne ditet ne vvijim, ai bente sikur nuk me shikonte me. Shpetova atehere, dhe shpetova gjithnje ne te njejten menyre; Po te goditen … pelcitja edhe ti, deri sa te kuptojne kufijte e tyre; Femijet “bullo” jane frikacake dhe rrahin vetem me te vegjlit dhe te pambrojturit. Kjo u jep “reputacion” dhe “imponon respekt” ne shoqerine e tyre te bullove te tjere. Zakonisht prinderit e tyre jane te emargjinuar dhe nuk jane ne gjendje ti edukojne. Fundi kur rriten … dihet. I arrestojne ne Dubai.
E dini si eshte puna, femija im eshte bir prindesh qytetare te shkolluar tre brezash . Por shumicen e klases e ka dru me pre pi malcie .Xheloze per dijet e aftesite e femijes se rritur miree me edukate e bullizojne keq .Bashkepunimi me shkollen nuk ka funksionuar . Si i behet ? Vetem drurin nuk kemi keshilluar.Po me sa duket ky vepron dhe per afat shkurter e gjate.