Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë, Mediet greke: Ishte përfshirë në vrasjen e një gazetari, donin t’i mbyllnin gojën

31 Maj 2021, 10:50Rajoni TEMA

Të tjera hollësi raportohen në mediet greke lidhur me vrasjen e shqiptarit Aristidh Papa, ngjarje e ndodhur pasditen e kaluar në Athinë.

Sipas informacioneve të fundit, ngrihen dyshime se viktima mund të jetë përfshirë në vrasjen e gazetarit Giorgos Karaivaz muajin e kaluar.

Nëse ky informacion është i vërtetë, atëherë sipas medieve të shtetit fqinj është e mundur që disa njerëz kanë dashur t’i mbyllin atij gojën.

Policia e Athinës mori një telefonatë në lidhje me atentatin në orën 17:55 pasdite. Në fakt, autori u largua me vrap nga vendi dhe sipas dëshmive, hipi në një taksi.

Shqiptari i plagosur u dërgua në spital, ku thuhet se u mjekua për plagët e tij. Ai kishte marrë tetë plumba dhe fatkeqësisht nuk arriti dot të mbijetonte.

Mediet greke shkruajnë se 32-vjeçari nga Shqipëria, rezultonte i akuzuar për grabitje dhe trafik droge.

Ai i kishte shpëtuar edhe një atentati në shkurtin e kaluar në Sheshin Attiki. Autorët, të cilët nuk patën sukses, kishin lënë dy pistoleta Zastava prej nëntë milimetrash në një taksi me të cilin ata u arratisën.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë, Mediet greke: Ishte përfshirë në vrasjen e një gazetari, donin t’i mbyllnin gojën”

  1. ABC says:

    Me sa duket policia dhe gjyqësori ne Greqi vazhdojnë të mbyllin çështjet e pa zgjidhura në kurriz të Shqiptarëve. Bjeri shkurt, një Shqiptar që ka qenë pjesë e grupeve kriminale dhe vritet në mes të Athinës na paska vrarë edhe gazetarin e ndjerë. Çështja u mbyll. ?

  2. janullatos topefagos says:

    si gjithmone, tre a kater alvanose ne burg e mbyllet kjo pune

  3. vezhguesi says:

    Ku eshte sot “Matrapiku” qe na bente moral dje ne lajmin e nenes se atij qe u vra, duke akuzuar shqiptaret per kriminele?
    I paska humbur vula, pasi sot nuk paska argumente qe te fajesoje shqiptaret.

  4. Tan ortodoksi says:

    E vertete eshte krejt ndryshe ,e para gazetari u vra se zbuloi se si shteti grek perdor fonde me ane te kishes autoqefale shqiptare,por miliona e miliona euro qe me ane te kishes asimilojne shqiptare ne jug dhe tirane, gazetari sa e publikoi lajmin ,u elimina po ate dite, nga qeveria greke, ai kishte ndihme Edhe nga shqiptare ne mes tyre Edhe ky i fundit, por e vertete nuk do dali kurre

  5. Tan ortodoksi says:

    E vertete eshte krejt ndryshe, gazetari u vra Pasi zbuloi lidhjrt e qeverise greke miliona e miliona euro se hedh shteti grek me ane te kishes gjoja autoqefale shqiptare per asimilimin e shqiptareve dhe te shume gazetareve tane dhe politikan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje