Peleshi, me studentët e Akademisë së FA: Do pajisen me dy diploma! Prioritet modernizimi sipas modelit amerikan

31 Maj 2021, 19:35Sociale TEMA

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka zhvilluar sot një takim me studentë të Akademisë së Forcave të Armatosura, pas rihapjes së kësaj Akademie.

Me një postim në Facebook, ku ka publikuar një foto mes studentëve të Akademisë së FA, Peleshi thotë se prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë modernizimi  kësaj akademie sipas modeleve më të mira amerikane dhe evropiane.

Peleshi shton se viti i ri akademik do të fillojë me disa bashkëpunime të rëndësishme të cilat do u mundësojnë studentëve të rinj pajisjen me dopio diplome, pra bashkë me diplomimin ushtarak ata do të kenë edhe një formim në një degë tjetër civile.

“Fuqizimi dhe modernizimi i Akademisë së Forcave të Armatosura sipas modeleve më të mira amerikane dhe evropiane, me fokus teknologjinë dhe cyber security është prioriteti më i rëndësishëm i Ministrisë së Mbrojtjes.

Viti i ri akademik do të fillojë me disa bashkëpunime të rëndësishme të cilat do u mundësojnë studentëve të rinj pajisjen me dopio diplome, pra bashkë me diplomimin ushtarak ata do të kenë edhe një formim në një degë tjetër civile.

Entuziast nga bashkëbisedimi që pata sot me brezin e parë të bachelorit pas rihapjes së kësaj akademie”, shkruan Peleshi.

Pas 10 vitesh ndërprerje, Akademia e Forcave të Armatosura u rikthyer si institucion i arsimit të lartë në nëntor të vitit të kaluar.

6 komente në “Peleshi, me studentët e Akademisë së FA: Do pajisen me dy diploma! Prioritet modernizimi sipas modelit amerikan”

  1. Vari Janullen! says:

    Pajisini me tanke e avjone, boll ju dhate letra te fshijne bythen!

  2. Albi Boston says:

    Po sikur ti ndihmonit te merrnin doctoratura ne filozifi, histori etc sic edhe kane gjithe gjenearlet ne amerike?///
    Arti i luftes gjithmone duhet te shoqerohet me ate te humanizmit dhe diturise kudo dhe kurdo. Arsyeja pse gjeneral Petreus arriti sukses ne Irak, ishte sepse e njihte filozifine islamike me rrenje, pHd ne folozifi dhe histori.
    Tjetra, duhet bere ushtria e detyruar te pakten per dy vjet. Edukojini te rinjte dhe te rejat , dhe normal mesojini edhe zanate aty ne akademi ( komputer, mekanike, komunikacione etc).
    Greket qe mund te na trembin nuk kane lindur akoma, por te jesh gati eshte perparesi!

  3. kaporal Pelegrini says:

    per car model amerikan flet o Niko pe leshi, kur arnautet shkojne ne misione me kepuce ca te zeza e ca kafe ?
    e kini bere ushtrine si garnizon bashibozukesh, skini as aviacion as marine as kembesori.
    Mburreni me koqet e tjetrit. E kini katandisur kete vend si han o deshtake

    1. Tetovari2 says:

      O labiç ushtrinë bashibozuk e bëri Saliviçidolli
      jo Niko Peleshi që e trashigoi.Dhe diçka ta kesh
      ndërmënd:Për të prishur e prish saora por për të
      ndrequr duhet kohë!

      1. kaporal Pelegrini says:

        o Tetolesh, kur ti blen shtepi te prishur ne Tetove, qysh ben, fillon dhe e rregullon apo vetem e lyen nga jashte ?
        koqe Tetove

  4. shqiptari says:

    Vazhdon tallja me popullin dhe shkaterrimi i ushtrise shqiptare.Nderkohe qe fqinjet tane investojne miliarda per modernizimin e ushtrise,keto koqet tona krenohen mur marrin setin e ri te fshesave,sepse ne ushtri fshesaxhinjsh e kane katandisur ushtrine shqiptare.BOLL ME MARREZIRA ,MODERNIZONI USHTRINE SE GREQIA DHE SERBIA JANE TE DERA ,GATI PER TE HYRE,FALE ANTISHQIPTAREVE QE U KANE KRIJUAR TE GJITHA KUSHTET PER QELLIMET E TYRE SHEKULLORE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje