“E papritur në një kohë relativisht kaq të shkurtër”! Rama flet për nismën “Gati për Shqipërinë”: Aplikuan 349 studentë ekselentë, nga nesër përgjigjet

31 Maj 2021, 10:13Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama shkruan në “Facebook” se kanë aplikuar 349 studentë ekselentë, që duan të kontribuojnë në mandatin e tretë.

Teksa falënderon të gjithë aplikuesit, Rama thekson se duke nisur nga nesër të gjithë të interesuarit do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nismë.

Mesazhi i Ramës:

349 SHPREHJE INTERESI deri mbrëmë janë një shifër e papritur në një kohë relativisht kaq të shkurtër. Ato ndahen në tre kategori kryesore:

• Kontributorë të gatshëm nga jashtë vendit, në mbështetje të reformave e të programeve të Mandatit të Tretë sipas fushave

• Kontributorë të gatshëm të kthehen nga jashtë, për t’u angazhuar krah qeverisë në Mandatin e Tretë

• Kontributorë të gatshëm brenda vendit, që duan të na bashkohen në përpjekjet e Mandatit të Tretë

Me një FALEMINDERIT të madh, i lajmërojmë të gjithë të interesuarit se duke nisur nga nesër, do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nisëm.

Ndërkohë ftesa mbetet e hapur në vazhdim për këdo tjetër përmes adresës [email protected]

Me konsideratat më të larta,

Zyra e Koordinimit të nismës “Gati për Shqipërinë”

1 komente në ““E papritur në një kohë relativisht kaq të shkurtër”! Rama flet për nismën “Gati për Shqipërinë”: Aplikuan 349 studentë ekselentë, nga nesër përgjigjet”

  1. Armando Subashi miku yt says:

    O poturexhi?????se mos i ngjajnë shkencètarit Ervin Bushit nga Radostina?….kèta që emëron ti nëper zyra nuk duan as rroge …????o POTUREXHI….???….legen i vogèl je Edo..??….TI NUK I DI KETO GJERA TE VOCKLA-KORRUPSIONIN-SE DOMOSDO MERRESH ME GJERA TE MEDHA….ah më fal…bèji të fala dhe LUL PALLASKES…???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje