Pensionistja ndan burrin: Të më rrojë partia mua, ky është merhum. Dua dëfrim se ky vetëm punon. Dua të bëj çik jetë

30 Maj 2021, 21:34Sociale TEMA

Në emisionin “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Zenuni dhe Vjollca, një çift bashkëshortësh të cilët nuk jetojnë më bashkë dhe nuk i kanë marrëdhëniet mirë.

Zenuni tregon se prej 5 vitesh gruaja e tij është ndarë nga ai dhe dy fëmijët nuk i flasin më.

Ai jeton vetëm, në një shtëpi të shkatërruar dhe të djegur dhe tregon që është në hall të madh. Ai kërkon që Vjollca të bashkohet me të, por kjo e fundit kërkon të jetë e ndarë pasi dëshiron të bëjë jetë dhe jo të rrijë mbyllur.

Vjollca: Nuk bashkohem unë me ty, hiqe nga mendja, harroje. I re të mirës me shkelmë, i haje të gjitha ushqimet bio, me byrek, me petulla, me zog e lloj lloj.

Ishim dy veta, çunat kanë ikur që 14 vjeç, më humbe paratë e çunave, si të bashkohem me ty , s’më ke nxjerrë për një kafe, mua të më rrojë partia që dal, po ti? Unë merrem me shoqëri e të gjitha, po ti fare, nuk me ke mbajtur si grua.

Ardit Gjebrea: Cila parti?

Vjollca: Partia socialiste.

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë bën partia për ty?

Vjollca: Jam kryetare gruaje, votoj për atë, jam aktiviste.

Ardit Gjebrea: Partia të nxjerr për kafe?

Vjollca: Shkoj vetë me shoqet e mia. Burri asnjëherë, vetëm punë, vetëm gomari shkon në punë, po unë nuk dua një çikë dëfrim se jam pensioniste? Unë nuk jetoj kështu, unë rrjedh nga një familje e madhe.

Zenuni: Pusho.

Vjollca: Po do pushoj me ty unë se do ti grua në pleqëri, s’ka grua më, harroje.

Zenuni: Po nuk ndahet burri 65 vjeç.

Vjollca: Po unë nuk dua burrë, nuk kam nevojë për burrë. Unë pi kafe, ha, pi në një ftere të vogël, bëj fërgesën time edhe në një tenxhere të vogël dhe kënaqem. Jam lodhur gjithë jetën unë, pleqtë i kam mbajtur, çunat i rrita, i martova, pleqtë i çova aty ku është vendi. Tani të bëj dhe unë një çikë jetë se po vdes.

Ardit Gjebrea: Po ku po të pengon ai që të bësh jetën?

Vjollca: Të pengon se nuk më çon në asnjë vend, ai është mashtrues i madh. Gjen shokët e vetë, ka marrë një sasi lekësh dhe nuk më ka sjellë Lekët e çunave.

4 komente në “Pensionistja ndan burrin: Të më rrojë partia mua, ky është merhum. Dua dëfrim se ky vetëm punon. Dua të bëj çik jetë”

  1. Te fala Fevzos ne Afrike. says:

    Bravo “TemA”
    Lajme fiks nga kryemekaniku Hasan dhe “profesor” Gjebrea, natyrisht edhe nga Andresa.

  2. Titi says:

    Normale qe do dhe Vjollca te beje jete ne pleqeri ashtu si Ardit talioni qe i budadallepsi pleqte me emisione te demshme per shoqerine. Ndalojine keta palaco qe po ipnotizojne shoqerine shqiptare me emisione plera duke ulur vlerat njerezore!

  3. Dani says:

    Edhe aq pa vlere nuk eshte ky rast. Burrat shqiptare jane mesuar me kete lloj jetese, ku gruaja sherben nga mengjesi ne darke, burri kalon ne shtepi vetem kohen e gjumit e vaktet. Jeta ka fazat e veta me te ngarkuara, kur duhet te punosh ose ndertosh karrieren, kur duhet te rritesh femijet, kujdesesh per te me te vjetrit, por vjen patjeter kjo faze. Burra qe presin tu thone grate edhe kur erdhi koha te nderrojne breket shqiperia ka plot…

  4. Tema mbi problemet e Pensionisteve jane te shumta dhe kjo eshte nji nder ato tematika te jetes
    se Pensionisteve (harruar nga jeta e ksaj shoqerie te cakerdisur ) qe kerkon debat ne Tv -ne te cilet
    per 30-vjet as qe behet fjale per kte moshe te shoqerise tone ,ose preket shume pak tangent ,ndrkohe qe
    promovohen vetem VIP-at e Gomarte Politike !
    Zonja Vjollca ka shume te drejte (le te behemi pak me te arsyeshem dhe serioze si shoqeri) sepse si ajo shume gra shqiptare
    kan shijuar pak ne kte jete dhe perderisa jane ala ne jete duan ta shfrytezojne ate dhe e gezojne .
    E keqja eshte Mentaliteti ne ate vend i trasheguar ,ku gruaja duhet te rri ne shtepi e sherbeje familjes (sikur te ishte e denuar e mos gezoje
    asnji liri e kenaqsi tjeter ne jete ) .
    Duhet organizim nga vet Grate .Te kerkojn bisedime me burrat psh si Apartament si Lagje nji fund jave (dikush duhet ti organizoje)
    dhe diskutojne se si i pelqen ta shfrytezojne kohen qe i ka mbetur . Bota jashte organizon Ekskursione .
    Porosit nji Autobuze (psh.Bashkia ) me cmime sigurishte te arsyeshem dhe Pensionistet ne cifte vizitojne X – Qytet ose X – Bukurite e Shqiperise .
    Kjo i ben njerzit me te gezuar nga jeta dhe te shkojne me mire me njeri tjetrin e forcon bashkesine i ben njerzit edhe me te kulturuar
    duke i afruar kto mundesi ,qe ta gezojne jeten edhe ne ate moshe .
    Qe pensionistet te buzeqeshin e jo te shikojne jeten me sy te vrejtur dhe kjo kerkon angazhim nga Bashkia ose Forumi i Gruas Shqiptare .
    Shqiptaret duhet te fillojne ta marrin seriozishte jeten dhe trajtojne e rrespektojne si te tille ate .Kjo ben te ndryshoje shume ne ate vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje