Pas vendimit të Departamentit të Shtetit Amerikan për të bërë publike “listën e zezë” për Bullgarinë, Bilushi i Metës bëri një sqarim për opinionin:
“Të dashur miq!
Sot SHBA nxorri listën e zezë për Bullgarinë.
Ajo që bie në sy edhe atje, është se ka ndëshkuar 4 ish- zyrtarë dhe një zyrtar aktual.
Kjo tregon se dhe aty është vepruar me tëndencë kundër ish- pushtetarëve dhe të gjitha këto i bën Sorosi.
Por ajo që më bie në sy, është se një prej zyrtarëve të dënuar ka lidhje me presionin për të përgjuar kundërshtarë përmes shërbimit sekret dhe për të dekonspiruar përgjimet.
Kjo është një çështje shumë shqetësuese, pasi siç dihet, presidenti jonë e ka shumë fiksim punën e përgjimeve.
Atë e ndjekin përgjimet ngado dhe një herë e ka përgjuar dhe ministri i tij.
Që prej asaj kohe, ai ka ngritur një njësi të vetën përgjimi për të mbrojtur veten dhe për t’u ruajtur nga ata që e përgjojnë.
Tani me këto kritere që vë SHBA, i bie që po t’u teket, këtu mund të ndëshkojnë presidentin pse mbrohet nga përgjimi, apo pse kontrollon përgjimet.
Kjo është shumë e rrezikshme.
Po ashtu, e rrezikshme është që ndëshkohen dy biznsmenë, duke u konsideruar oligarkë, dhe vihen në listë të zezë, duke kërkuar pastaj dhe hetimin e aseteve të tyre.
Kjo është shumë e rëndë.
Kjo i bie që nëse nga përgjimet, del që presidenti ka lidhje me ndonjë biznesmen, të marrë më qafë dhe atë.
Kjo më duket ndërhyrje në punët e brendshme.
Presidenti ka ndërmend të kontaktojë me presidentin e Bullgarisë, Rumanisë dhe të tjerë në rajon, për ta kundërshtuar këtë praktikë.
Një herë kemi për të vdekur, s’kemi pse rrojmë me frikë se na përgjojnë”.