Spitali “Shefqet Ndroqi” do të jetë gati për t’u rihapur nëse shifrat e infektimeve me koronavirus do të rriten në vjeshtë apo në muajt në vijim.
Nga një takim me stafin e këtij spitali që deri sot ka shërbyer si spital Covid2, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dha lajmin se nga dita e nesërme, ‘Shefqet Ndroqi’ do i rikthehet normalitetit dhe rastet e pacientëve me koronavirus që janë aktualisht aty, do të transferohen në spitalin Infektiv.
“Pavarësisht faktit që kemi marrë venidmin për të mbyllur spitalin ‘Shefqet Ndroqi si shërbim Covid, s’do të thotë që harmonizimi i shërbimeve s’do jetë funksional për rastet që do kërkojnë trajtim të specializuar për rastet post covid apo covid të gjatë”.
Ministrja theksoi rëndësinë që do ketë spitali Shefqet Ndroqi për trajtimin e pacientëve post covid.
“Ajo çka kemi kuptuar në këtë vit e pak muaj është që tashmë ne duhet të nisim të harmonizojmë gjithë shërbimet në funksion të impaktit që vetë covid 19 ka lënë.
Nga disa e nesërme të gjitha rastet e urgjencës së Tiranës apo të gjithë Shqipërisë do referohen në spitalin Infektiv”, tha Manastirliu.
“Gjendja e gatishëërisë do jetë nëse do jetë nevoja për ta rihapur, patjetër që ne kemi dhe eksperincën e kemi mundësinë të rikthehemi për t’u rikthyer në skenarët që mund të na detyrojë shtimi i rasteve”, theksoi ministrja.
Flm zonja Minsitre dhe gjithe Stafit tuaj ne Spitale ,organizimit dhe perkushtimit ne pune ,
jovetem Doktoreve Heronj Shqiptare ,por edhe infermjereve korrekt e profesioniste qe ben qe Shqiperia
si pak vende perrreth ,ja arritu ta perballoje me sa me pak humbje jete Koleren Pandemike .
Padyshim qe edhe Qeverria KM i Shqiperise nji nder me te interesuarit gjate Pandemise ,meriton Falenderim nga gjithe shqiptaret .
Rrespekt …