Interi zyrtarizon trajnerin e ri të ekipit

3 Qershor 2021, 13:39Sport TEMA

Interi ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Simone Inzaghin, i cili vjen si trajner i ekipit në vend të Antonio Contes së larguar.

Është vet klubi i Interit që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Inzaghin me anë të rrjeteve sociale.

Para marrjes së drejtimit të zikaltërve, Simone Inzaghi ka drejtuar skuadrën e Lacios.

Inzagi do të jetë trajneri i ri i Interit për dy vitet e ardhshme.

Ai do të fitojë një pagë 4 milionë euro në sezon dhe ka mundësinë e rinovimit në bazë të ecurisë së skuadrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje