Armand Shkullaku: Kjo opozitë as të... ashtu, as të lëshon

4 Qershor 2021, 09:00Politika TEMA

Gazetari Armand Shkullaku thotë që qëndrimi i dyzuar i opozitës në lidhje me zgjedhjet përfaqëson në të vërtetë të gjithë filozofinë e saj.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Shkullaku tha se janë disa qëndrimet që Lulzim Basha ka mbajtur përgjatë dy viteve të fundit.

Shkullaku solli si shembull marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2019-s dhe theksoi se lidershipi i opozitës e ka detyrim respektimin e njerëzve që i kanë besuar votën.

“Kjo deklaratë është e pakuptimtë. Për mua është thelbi i qëndrimit dhe filozofisë opozitare që as të ashtu, as të lëshon.

Vendimi kush do ishte? Nuk njohim zgjedhjet, nuk njohim Parlamentin që del prej tyre dhe nuk hyjmë.

Ose ne i humbëm zgjedhjet, përgjegjësia ime është kjo dhe o largohem, ose rikandidoj dhe hajde gjejmë një mundësi tjetër.

Njerëzit duhen trajtuar më me respekt. Këtu bëhet fjalë për 770 mijë njerëz që e kanë pritur ndryshimin”, tha ai.

2 komente në “Armand Shkullaku: Kjo opozitë as të… ashtu, as të lëshon”

  1. Mandi says:

    Ka te drejte Armand Shkullaku se ky i do te dyja edhe ta ……edhe ta leshosh!

  2. shqip says:

    Kokë tul pa tru. 770 000 thotë idioti. Po ata 1000000 që votuan ndryshe çfarë janë ? Bëhuni njerëz o trapa se nuk funksionon kjo që thoni ju. Zgjedhjet i fiton 50+1 , jo ai që ka më pak. Qamilistë kuptoni një gjë. O respektohet vota, pastaj vendimi gjykatave, pastaj odihr- osbe , ose përndryshe do rrini ne opozitë për vite e vite me radhë. Nuk i njohim zgjedhjet thonë shpellaret. Po kujt i plas trapi o bullar ? Edhe ne nuk na pëlqen opozita Qamiliste. Ça do behet, do marrin cfurqet njerëzit ? Po bëheni armiq me gjithë botën . Vetëm në Shqipëri ndodh që, kush humbet thotë kemi fituar. Ke fitu …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje