Çfarë po bën Qeveria shqiptare për zgjidhjen e kufirit detar Shqipëri-Greqi?

4 Qershor 2021, 08:42Politika TEMA

Shqipëria nuk është ende në fazën për të çuar dosjet në gjykatën e Hagës në funskion të zgjidhjes së kufirit detar me Greqinë. Këtë përgjigje dha në “Absolut 4” ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, kur u pyet se çfarë pune po bën qeveria për të zgjidhur këtë çështje. Sipas saj grupet e ekspertëve të dy vendeve aktualisht po punojnë në përgatitjen e dosjes për të ngritur çështjen në bazë të kornizës ligjore.

“Marrëveshja për delimitimin e hapësirës detare Shqipëri-Greqi ra në mars 2010 kur Gjykata Kushtetuese mori vendim për ta bërë të pavlefshme dhe nga ai moment nuk ka pasur më as negociata e bisedime, por ka pasur vullnet politik, kur erdhi ministri i Jashtëm grek një vit më parë për ta çuar çështjen në Hagë.

Në këtë fazë të dy grupet Greqia dhe Shqipëria dhe stafet teknike po përgatisin çështjet e tyre. Nuk jemi në fazën për të çuar dosjet në gjykatë, dhe sesi do të koordinohet bashkëpunimi për ato pika që duhet të çohen në gjykatë kjo do të duhet parë duke pasur parasysh edhe kornizën ligjore që dikton çuarja në gjykatë e kësaj dosje.

Për momentin ekspertë po bëjnë punën e tyre për të ngritur çështjen, për të marrë të gjitha referencat ligjore për të ndërtuar një çështje që qëndron sa i takon interesit shtetëror”, tha ajo.

4 komente në “Çfarë po bën Qeveria shqiptare për zgjidhjen e kufirit detar Shqipëri-Greqi?”

  1. Ramizi says:

    Lexo doajet ne Ministri dhe dhe median a ka pas bisedime dhe negociata mbas vitit 2010. Tani po e kuptoni qebia keni fut vetes.

    1. Kalec Dega says:

      Nje vrime ne uje…!
      =
      Fillimisht ishte Basha dhe Berisha qe shiten detin.Per fat Kushtetusja nuk e lejoi kete tradheti por nuk ndeshkoi tradhetaret.
      =
      Sot, pas 8 – 10 vjeteve, padrejtesi nga Berisha jo vetem qe nuk e ka ndeshkuar marreveshjen e Berishes Edvin Rama por po vepron ne te njejten menyre duke mos ja prere Grekut apo ti tregoje kufijte te thana. Sepse Edvin Rama eshte po aq tradhetar sa dhe Berisha kur mendon se Nderkombetqaret do ta zgjidhin kufirin detar ne interes te Shqiperise.
      Dhe me kryesore,Edvin Rama eshte dakord per nje ndarje por qe Greqia te marre vetem 12 milje ose 6.Ne fund te fundit vetem Greqia del e fituar dhe Shqiperia gjithmone e humbur nga kjo marreveshje.Neser kur nderkombetaret te japin vendimin ne favor te Greqise , Edvi do thote se respektojme ligjin nderkombetar , por kunder interesve kombetare shqiptare.Ky eshte akoma me i rrezikshem se Vicidolsi i shpellave.
      =
      Prandaj, mjaft me me tradhetine e serbit berisha por pse nuk thoni qe edhe Rama eshte apo aq tradhetar.

      1. Details kolec says:

        Si gjithmon qen besnik I Saliut dhe Kone e Monalikes mbete o dege e Sales

  2. Ladi says:

    Ministrja e Jashteme “nuk e di” qe ka patur negociata ne vitin 2018 ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje