Ndërsa kanë kaluar disa muaj që kur Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West, të tjera detaje kanë dalë në dritë. “Just Jared” citon një burim të afërt pranë influencueses së famshme, që sipas të cilit ajo nuk donte që të divorcohej por tashmë mendon se është vendimi më i drejtë që ka marrë.
“Ajo po luftonte vërtet me kohën kur bëri kërkesë për divorc. Ajo ishte shumë e mërzitur për këtë dhe me të vërtetë nuk donte ta paraqiste. Kim ka bërë një rrugë të gjatë që kur bëri kërkesën për divorc. Tani është shumë mirë dhe e lumtur që mori vendimin e duhur”, është shprehur burimi.Kim Kardashian.
Kim foli për herë të parë për problemet e martesës me reperin gjatë episodit të fundit të “Keeping Up With the Kardashians”, ku shprehej: “Mendoj se ai meriton dikë që do të mbështesë çdo lëvizje të tij dhe ta ndjek nga pas në të gjithë vendin.“, duke iu referuar ish partnerit. Kim dhe Kanye kanë katër fëmijë dhe të dy kërkojnë kujdestarinë e përbashkët.
Kardashian West Christmas Card 2019 https://www.instagram.com/p/B6BOBW-g-qp/ Credit: Kim Kardashian West/Instagram
Kim Kardashian
Kim Kardashian me te shoqin
Kim Kardashian sot
Kim Kardashian
Kim Kardashian
Kim Kardashian kur nuk ishte ende e famshme
Kanye West dhe Kim Kardashian
Kanye West dhe Kim Kardashian