Gjashtë muaj pas fillimit të fushatave të vaksinimit kundër coronavirus-it është bërë një ndarje e dukshme në botë. Vendet e pasura kanë një sasi një rritje të vaksinave. Vendet në zhvillim dhe më të varfra kanë një përqindje të ulët të popullsisë së vaksinuar.
Dallimi është më i theksuar në zona të Amerikës së Jugut dhe pjesë të Azisë. Pandemia vazhdon të shkaktojë dëme serioze, me mijëra raste të reja dhe vdekje çdo ditë.
Në Shtetet e Bashkuara, gati gjysma e popullsisë ka marrë të paktën një dozë. Në vendet më të varfëra, ata që janë pjesërisht të vaksinuar, janë më pak se 1 përqind.
Mungesa e vaksinave nuk vjen vetëm për shkak të pabarazisë së thellë. Kapërcimi i pandemisë mund të dështojë në vendet e pasura, e më tej me vaksinat.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të cilat kanë furnizime në rritje të vaksinave, kanë premtuar transferimin ose dhurimin e miliona dozave të vaksinave.
Javët e fundit, Amerika e Jugut është bërë zona e planetit me shkallën më të lartë të rasteve të reja pozitive. Paraguaj, Uruguaj, Argjentina dhe Kolumbia janë ndër vendet që kanë më shumë raste në lidhje me popullsinë dhe gjendja e tyre shëndetësore vazhdon të jetë e vështirë, në disa raste, kritike.
Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernández tha se vendi po përballej “me momentin më të keq që nga fillimi i pandemisë”. Që nga mesi i majit, infeksionet janë rritur ndjeshëm, me një mesatare prej 33 mijë rastesh të reja në ditë për 45 milionë banorë.
Pak më shumë se 20 përqind e popullsisë ka marrë një dozë të vaksinës. Kjo është edhe arsyeja pse qeveria ka vendosur për kufizime të reja në përpjekje për të kufizuar infeksionet, duke pritur për të shpejtuar fushatën e vaksinimit.
Në Bogotá, kryeqyteti i Kolumbisë, kryebashkiaku Claudia López një muaj e gjysmë më parë njoftoi popullsinë të përgatitej për më të keqen. Rastet në vend kanë vazhduar të rriten dhe qyteti është në vështirësi serioze. Pavarësisht kësaj, López njoftoi se që nga 8 qershori pothuajse të gjitha kufizimet do të pezullohen dhe studentët do të jenë në gjendje të kthehen në shkollë.
Kolumbia me 50 milionë banorë, ka pasur mesatarisht 23 mijë raste të reja çdo ditë në javën e fundit. Vetëm 14 përqind e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe qeveria ka marrë kritika të forta për trajtimin e pandemisë. Vështirësitë ekonomike kanë çuar në demonstrata të mëdha në rrugë me një shtypje gjithnjë e më të dhunshme nga autoritetet.
Vietnam-i ka vaksinuar vetëm 1 përqind të popullsisë së tij me të paktën një dozë. Vendi kufizoi valët e vitit 2020 me shumë efektivitet, falë sistemeve të mirë-organizuara të gjurmimit dhe karantinës.
Tani po përballet me probleme serioze teksa muajin e kaluar ka raportuar rreth 4 mijë raste të reja. Ky është një numër më i lartë se numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara në 16 muajt e mëparshëm. Qeveria kishte rezervuar vaksina nga furnizues të ndryshëm, por deri më tani ka luftuar për të marrë dozat e kërkuara.
Situata vazhdon të jetë shumë e vështirë edhe në Indi, ku muajt e fundit një valë e re e ka shkaktuar mijëra vdekje dhe qindra mijëra raste të reja pozitive. Zbulimi i infeksioneve nuk menaxhohet mirë. Për këtë arsye është e sigurt që rastet reale janë shumë më tepër sesa ato të deklaruara.
Vendi filloi programin e tij të vaksinimit më vonë sesa në Perëndim. Deri më tani vlerësohet se vetëm 10 përqind e popullsisë prej 1.4 miliardë njerëz, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Për të nxitur fushatën e vaksinimit, javët e fundit qeveria indiane ka urdhëruar që dozat e vaksinave të prodhuara nga Instituti Serum i Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, të përdoren brenda dhe të mos eksportohen në vendet e tjera.
Kjo zgjedhje ka ndikuar te COVAX-i, projekti ambicioz që është dashur të sigurojë një shpërndarje të drejtë të vaksinave, por që tani për tani ka humbur shumicën e objektivave të saj. (Marrë dhe Përshtatur nga Il Post për AlbanianPost)