Të “vranë” edhe ty, Mirush Kabashi!

6 Qershor 2021, 20:44Kulturë TEMA

Mediat tradicionale dhe ato sociale, gëluan pasditen e 6 qershorit me një lajm të trishtë jo vetëm për botën e artit, por të hidhur për gjithë shqiptarët: Ai i ndarjes nga jeta të aktorit dhe Artistit të Merituar, Mirush Kabashi, në moshën 73-vjeçare.

Lajmi u përhap aq shpejt gjithkund, sa askush nuk po e ndante dot në ishte një lajm i vërtetë apo i rremë.

Këtë herë, fatmirësisht për aktorin dhe dashamirësit e tij por fatkeqësisht për median, lajmi ishte krejtësisht i pavërtetë.

Në këtë valë “fake news-i”, u përfshinë edhe media nga Kosova, të cilat vërshuan të japin lajmin e hidhur.

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh, as në Shqipëri, as në Kosovë e aq më pak në botë.

Kështu, për shembull, mediat tradicionale dhe sociale, do të shpallnin si të vdekur në nëntor 2019, këngëtarin Arian Agushi, i cili njihet në art si Gold AG. Ky i fundit, e përgënjeshtroi vetë lajmin me anë të një postimi në Instagram.

Madje, këngëtari ka akuzuar se gjithçka është bërë për klikime!

Një gjë e tillë ka ndodhur disa herë në botë.

Një ndër rastet e fundit ka qenë ai i janarit të vitit 2021. Aktorja Tanya Roberts u shpall e vdekur. Lajmin e përgënjeshtroi media britanike “BBC”.

Me ish-bashkëshorten e basketbollistit të ndjerë, Kobe Bryant, ndodhi e njejta histori. Vanessa Bryant u detyra të bënte një dalje në media për të përgënjeshtruar lajmin. Kjo, vetëm pak javë pasi ish-ylli i Lakers-ave dhe ish-bashkëshorti i Vanessa-s, së bashku me vajzën e tyre 13-vjeçare Gianna Bryant, ndërruan jetë tragjikisht nga një aksident me helikopter.

Një histori pra, aspak e re për qarkullimin e lajmit. Lajm, i cili këtë herë, nuk kurseu as një emër si Mirush Kabashi!(Albanianpost)

3 komente në “Të “vranë” edhe ty, Mirush Kabashi!”

  1. Besi says:

    Thojini gjerat sic jane. Lajmin e nxorri Fax news, media e Berishes dhe e Bashes. Pastaj e kopljuan portalet dhe halet jo profesioniste. Asnje media serioze nuk e jep nje lajm te tille pa konfirmuar mire. Keto media jane te stilit te Ora news te trafikantit Ylli Ndroqi qe dha vdekjen e Vace Zeles. Keshtuqe mos i fusni te gjithe ne nje thes. Une nje lajm e shoh te Tema ose te mediat e Bolino, po nuk e paten keto dy media do te thote qe lajmi nuk eshte i vertete. Te tjeret lerjani Sandrit dhe Ndroqit apo Irfanes. Festival loqesh

  2. qazim says:

    Jam dakord me Besin por ka dhe nje problem.Dje une lexova nje shkrim tek Tema apo SOT,qe shoqerohej dhe me foto te Mirushit.Duke lexuar vetem titullin,te krijohej pershtypja qe me te vertete ipej lajmi per vdekjen e tije dhe ne moment me erdhi keq si gjithkujt ne kete vend.Spekulohet shume me titujt e shkrimeve vetem per tu bere terheqes dhe per klikime qe per mua eshte e gabuar.

  3. FAKTI says:

    Mirushi te rroje e te kete jete se eshte nje artist i madh , por une kam nje vrejtje per te: i kujtohet kur mblodhi Sali Berisha “intelektualet” ne pallatin e kulture qe u ngrit Bujar Kapexhiu dhe Mirush e thane: ta provojme dhe nje here president Sali Berishen? E, jashte Shqiperia po digjej, keta po kriheshin, Bujari dhe sot ben te njejten gje se ……me Ilir Meten. E thashe se njeriu mire duhet ta dije se ku gabon dhe populli s’e harron. Por populli nuk harron dhe te miren dhe te keqen. Te uroj Shendet Mirush se nja dy role i ke te pa arritshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje