Ndahet nga jeta artisti i madh Piro Mani

3 Qershor 2021, 14:01Kulturë TEMA

Me hidhërim të madh japim njoftimin se Piro Mani, regjisori i shquar, mjeshtri magjik i artit skenik, artist i skenës dhe ekranit, pedagog  dhe edukator i disa breza artistësh të pavdekshëm u nda nga jeta, sot më 3 qershor, në orën 5.30 minuta (ora lindore amerikane) në qytezën e Harrisonit, periferi e Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai mbylli sytë i rrethuar nga familja e tij e pikëlluar, bashkëshortja Pavlina, e bija Vetiola, i biri Bendi, bashkshortja e Bendit Juela, dhe fëmijët e tyre Fjord, Magda, dhe Marlis.

Personaliteti më i shquar i historisë të teatrit shqiptar në këto dy javët e fundit, e bëri betejën për jetën nën vemëndjen e dhimbshme të artistëve të shumtë shqiptarë të ndodhur në këto hapësira, nxënësve dhe kolegëve të tij. Jemi të sigurtë se miliona artdashës në tërë viset e dheut do të goditen nga ky lajm i trishtë. Bota e spektaklit anekënd me siguri do të bjerë në zi për këtë humbje të madhe.

Megjithëse figura të tilla me relief madhor janë mjaft të njohura, për hir të kronikës dhe të largimit të gjatë nga aktiviteti skenik  i mjeshtrit Piro Mani, për njohuri të atyre që nuk arritën të mrekullohen drejtpërdrejt nga arti i tij, do të shënojmë se Piroja u lind në Tiranë, 89 vjet më parë, më 14 prill 1932, në familjen e arkitektit Kosta Mani, për vite të tëra i emigruar dhe ai po në këto anë të rruzullit.

Rritja e shëndetshme e Piros, magjia e artit e tërhoqi në rrethet e edukimit teatral, më parë në Liceun Artistik e më pas në Insitutin Shtetëror Gitis të Moskës nën udhëheqjen e pedagogëve të ndritur rusë të artit teatror. Në atdhe, pas studimeve la për rreth gjashtë vjet, gjurmë të pashlyera  në teatrin e mrekullueshëm të qytetit e Korçës, për t’u vendosur më pas në kryeqytet në Teatrin Kombëtar, ku punoi mbi 30 vjet, deri në daljen e tij në pension. Janë të shumtë teatrot në Shqipëri e në të katër anët e viseve shqiptare të Ballkanit që patën rast të njihen me mjeshtërinë mbresëlënëse të regjisorit të madh, që u nda sot nga ne.

Ngushëllimi ynë i parë është për familjen e shtrenjtë Mani, veçanërisht  për Teatrin Kombëtar dhe atë Anton Zako Çajupi të Korçës, pastaj për tërë artdashësit shqiptarë kudo qe ndodhen ata.

Me dhimbje të thellë,

Pëllumb Kulla, Muharem Shtylla,  Agron Gashi, Bernard Kokalari, Pandi Siku, Gavrosh Levonja, Zef Mosi, Astrit Çerma, Zhaneta Petushi, Bukuroshe Kokalari, Xhuljeta Kulla, Vera Veizi, Jul Nenshati, Petraq Marjani, Vladimir Muzha, Valentin Veizi, Erand Sojli, Arben Dervishi, Ilir Borova

 

 

18 komente në “Ndahet nga jeta artisti i madh Piro Mani”

  1. Andrea Opari says:

    Dhimbje e ngushellime per largjimin e ketij artist e regjizor te madh. I faleminderit per kenaqesine qe na ka dhene me venien ne skene te kryeveprave boterore dhe atyre shqiptare me nje cilesi te admirushme. Sa shume i duhej sot artit dramatik, sa shume eksperjenca e tij e vyer i mungon skenes tone. Duke ngushelluar familien, te afermit dhe miqte e koleget i percjell shprehjen e vendlindjes se Pirros, Tu befte e lehte lendina e varrit!
    Andrea Opari

  2. TURIEMIGR says:

    NGUSHELLIME FAMILJES TE KOLOSIT TE AKTRIMIT DHE REGJISE.U PREFTE NE PAQE.

  3. Albanian till I die says:

    Iken te gjithe aktoret e medhenj te kombit Shqiptare..Te prehesh ne paqe mjeshter…

    1. Taras Bulba says:

      Iken rtistet e medhenj dhe na lane pas Julin , Julin pra , Julian Deden , me karlleqet e Julianit riten brezat e tashem , ne gezuam Pirro Manin e shum e shum te tjere , tani hane ne surat Julianin me mustaqet reth e reth gojes i duket goja si brim bythe…..tani kemi ate krimbin e zoreve , Stresin ehh ckohe te veshtira ……..aktoret esotem jane kap njerin e rasja me shpull tjetrit …….

  4. Shqiptari says:

    Ngushëllime familjes Mani..!

  5. Piro Shipcka says:

    Repect te vecante per kete artist te madh. i pejetshem kujtmi i tij.

  6. xhemal says:

    i qofte dheu i lehte… do kujtohet gjithmone per mire si nje artist qe la pas nje.veper dinjitoze e te bukur…

  7. Pokeristi says:

    Ish dhe mbetet nje nga ikonat e artit skenik.
    Ngushellime familjes.I shkofte shpirti ne parajse!

  8. Hapu Xhipe says:

    Ngushellime familjes Mani. Lamtumir o mjeshter.

  9. fredo says:

    nje personalitet qe e nderon shqiperine,me breza do te kujtojme magjine e cfaqjeve te tij,respekt

  10. Ikjet e yjeve te Artit e Filmit Shqiptare qe kan len gjurme ne jeten e disa brezave me
    aktrimet e tyre te mrekullueshme ,nuk eshte e lehte per ne e le pas nji nji ndjenje te madhe Trishtimi .
    Trishtim e dhimbje , sy te pelotur ,kur shikon se po merr fund ai Oxigjen qe mbante gjall ate Art Aktrimi
    te Filimit e Teatrit me Fame ne Shqiperi ,
    nderkohe qe tashme ne kto 30-vjet ishte paralajmeruar nga Bestia Politike .
    Zia qe po pason …!
    Nuk po ikin vetem kto Yje (fizikishte ) te Filmit e Teatrit Shqiptare ,te Artit e Kultures ,kta Artiste te niveleve Hollivudian ,
    por bashke me ta shkon posht edhe vet Arti , Kultura e Kinematografia Shqiptare .
    Ohh ,, c’ndjen e trishtushme per vendin tim …
    U prehte ne Paqe _ Artisti i Madhe .

  11. toma says:

    Me fal o shpirt ,por ja na ke lene pas “koken” e artit dhe letersise dyshen Meta -Berisha qe shkaterruan gjithcka.

    I perjetshem qofte shpirti yt Pirro Mani.

  12. Shefqet Cela says:

    Piro Mani është ndër kolosët e skenës shqiptare të mësuar në shkollat ruse të asaj kohe. Brezi i tyre lumturoi dashamirët e artit skenik, që përcjellin me nostalgji, por dhe me dhimbje të thellë, largimin nga jeta të tyre,duke na lënë gjurmë të pa shlyeshme. Në këtë këndvështrim ata janë të pa vdekshëm.
    NGUSHËLLIMI FAMILJARËVE DHE ARTDASHËSVE!
    Trishtim!
    SA SHUMË DO TË NA MUNGOJNË!

  13. "BOHOTINA" says:

    Nje kolos i pa zvendesueshem. Trishtim i thelle. Ishte i pa perseritshem. Artist, Regjisor. Me ate zerin e kumbueshem. U prefte ne paqe.

  14. Martin says:

    Te qofte dheu i lehte o Gjigandi PIRO MANI. Ngushellime familjes.

  15. Qyterar i zakonshem says:

    Beri nje pune voluminoze per artin skenik dhe kinematografik shqiptar. Pirro Mani , besoj une , ka hyre ne historine e artit tone skenik dhe per kete arsye do te kujtohet sa here qe do te flitet per skenen shqiptare . Thuhet zakonisht “qòfte i pa harruar” une besoj se Pirro Mani do te jete i pa harruar per shkak te vepres dhe punes se tije.

  16. Nje mergimtar says:

    Ngushellime familjes se tij dhe gjithe te apasionuarve te artit skenik.Ne qe kemi aritur ta shohim ne skene e ne ekran mbetemi me kujtimet e ATIJ brezi artistesh qe na zvogeluan sado pak veshtiresit e kohes.Edhe sot ne biseda te ndryshme mes shokesh tingellojne bukur batutat e leshuara nga ai brez artistesh.Te pa haruar qofshin.

  17. Miri says:

    I pa haruar i madhi PIRO MANI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje