“Kulimllëku vagabond-modern (shqiptar) kërvesh buzët mbi thjeshtësinë e artë të mitologjisë sonë kombëtare”, do të shkruante i madhi Gjergj Fishta për mitologjinë dhe hyjnitë.
Përpos modernitetit, çdo komb ka historinë e vet. Edhe kulturën, edhe mitet, edhe hyjnitë…
Por sa i njohin shqiptarët Zotat, emrat e hyjnive që në thelb janë pellazgo-ilire, e që në rrjedhën e historisë janë të veshur me dhunë me “petkat” greke dhe romake? A kemi ne perëndi dhe a dyshojmë te miti jonë, i themelimit të iliro-shqiptarëve?
Edhe vetë studiuesi Tonin Çobani, që është marrë me mitologjinë shqiptare ndër vite, e ka të vështirë të t’i përgjigjet prerë pyetjes “a kemi Zota ne shqiptarët”? Por, ka! Ai shprehet se ekziston një mit që lidhet vetëm me iliro-shqiptarët dhe është miti i Kadmit.
“Më parë se të flitet për ilirë a fise ilire, më parë se në harta të shënohej Iliria a viset e ilirëve, në Mesdhe qarkullonte miti i Ilirit. Iliri është biri i Kadmit. Kadmi vetë është biri i mbretit Agenor (me nënë Telfasën). Dhe Agenori stërnip i Zeusit dodonas. Miti i iliro-shqiptarëve zuri fill kur Zeusi grabiti motrën e Kadmit, Europën. Kadmi dhe Harmonia lindën një fëmijë dhe e quajtën Ilir”, thotë Çobani.
Duke u nisur nga ky mit, sipas gojëdhënës është krijuar dhe Mbretëria Ilire.
“Gojëdhëna thotë se Kadmi dhe Harmonia u shndërruan në dy gjarpërinj/dragonj dhe u vendosën përjetësisht në Fushat e Elizeut. Iliri trashëgoi mbretërinë e të atit, të cilës i dha emrin e vet: Iliri. Ai u gëzua me shumë fëmijë (djem dhe vajza), emrat e të cilëve u mbetën fiseve ilire të hershme. Në këtë mit përmendet edhe fisi ilir i Enkelejve. Disa mendojnë se edhe fisi i Dardanëve ka marrë emrin e njërit prej djemve (apo vajzave) të Ilirit. Gjithsesi, edhe miti i Dardanit, i cili qarkulloi para dhe pas Luftës së Trojës, është i të njëjtës kohë. Dardani është themeluesi i Dardanisë ilire. Por një Dardan është edhe themelues i Trojës. Mendohet të jetë i njëjti”, vijon Çobani.
Sipas studiuesit Çobani, edhe Zeusi që historikisht njihet si i grekëve, është pellazgo-iliro-shqiptar.
“Edhe Zeusi nuk është Zeusi i grekëve. Zeusi është kryeperëndia e Olimpit, por më përpara ai ka qenë kryeperëndi e Dodonës, dhe kultura dodone nuk është helene, as greke, kultura e Dodonës është pellazgo-ilire, dhe Zeusi që është gjet në ato rrënoja, është pellazgo-iliro-shqiptar”, shprehet Çobani për Gazetën “Si”.
Por siç duket ndër shqiptarë ka pasur dyshime për ekzistencën e miteve.
“Asnjë nuk dyshon se Romuli dhe Romi u ushqyen me qumështin e një ujkonje dhe ata themeluan Romën. Pse dyshojmë tek miti jonë ne, i themelimit të iliro-shqiptarëve, pse dyshojmë?”, thotë Çobani.
Ndërkohë që ngre pyetjen se “Pse nuk ua mësojmë fëmijëve në shkollë siç ua mësojnë romakët fëmijëve të tyre sot e kësaj dite, apo kemi frikë se mos u hyjmë në hise grekëve?”
Në një kohë që kjo pjesë e mitologjisë nuk ekziston në asnjë tekst shkollor e universitar, ai thotë se ndoshta “’kulimat’ e Fishtës (vagabondat modernë) janë edhe në Ministri, edhe në Akademi, edhe në institucione të tjera”.
Duke u kthyer pas në kohë për historinë se si janë trajtuar ndër vite zotat në vendin tonë dhe në marrëdhënien greko-romako-ilire, ai veçon dhe probleme.
“Në kohën e monizmit ka dy probleme, problemi i parë është se nuk ka Zota hiç. E dyta është se këtu ka problem ekspansioni, shtetet e fuqishme, perandoritë kanë kërkuar të jenë gjithmonë dominuese, kanë dominuar në shkrim, në kulturë, me armë, me pasuri, dhe romakët kanë pranuar që kanë marrë kulturën greke, grekët nuk pranojnë që kanë marrë kulturën pellazgo-iliro-shqiptare”, vijon më tej ai.
Sipas Çobanit, “mitologjia nuk mund të zgjidhë problemet që historia ende nuk i ka mbyllë kënaqshëm nga ana e saj. Mitologjia veçse provokon zgjidhje të mundshme, ndaj dhe historia e hyjnive nuk merr një përgjigje të prerë e të drejtpërdrejtë”.
Lidhur me rëndësinë e njohjes së mitologjisë për shqiptarët e sotëm, ai përfundon se këto janë të rëndësishme, aq sa është e rëndësishme kultura për njeriun.
Hahah,
ajo Foto e Dragoit me Mbretereshen e sexit ,
me duket komike vertete .
Zotat e Shqipove jane Sulltanet e radhes te anadollit.
.
Nuk ka shprehje me te pa kuptimt, se “Zotat Shqiptar” dhe “Mithologjia Shqiptare”.
Kur dihet fort qarte qe termi Shqipetar nuk ka as 400 vjet qe eshte shpikur.
.
Α ka Shqiptar qe njef me shume se 4 nga emrat e 12 Zotave.
Perse emrat e tyre jane Helene ???
Dhimitra, Estia, Artemisa, Ira, Athina, Ermis, Apolon, Ifestos, Posidhonas, …
Perse nuk perdorim versionin orgjinal Helene por ate Romake ???
Matrapiku ,
ngele gjithmon tu bo komente denigruese kunder Shqiperise !
Kaq urrejtje paske ?
Je shume i angazhuar ne propaganden tende kunder shqiptareve ne mediet shqiptare .
Me beso ti i gezon asaj 300€ qe te paguajn ,por rrace me te ndyre se Greku ne Bote s’ka ,ne cdo kenveshtrim .
Dhe Historia e tyre eshte e gjitha Fund e Krye nji Fallsifikim ,nji Mashtrim .
Ka per te ardhur nji dite ku ti etj si ty ,do kuptoshe se sa te ndyre jane greket ,qe vet Prrallave te Historise nuk gezojne asgje
prej asaj qe pretendojne me qen .
Sterr ne surrat bloz ne shpirt .
Sa te mendohemi ne o vlla greku ka mbaruar pune me historine e mitet tona ,sic edhe ne fakt ka mbaruar.Sot funksionon mafia e gjuhes ,kultures etj.
AKADEMIA E SHKENCAVE DUHET TE PERGATISE INFORMACIONIN ME PERPARA TE BEHET NJE SIMPOZIUM I MADH PASTAJ MUND TE SHIHEN REZULTATET.
QE GREKE MUND TE JE E PO TE NJEJTE ME NE
NE FUND TE FUNDIT NJERZIMI U KRIJUA NGA EVA E ADAMIT PRA TE GJITHE JEMI VELLEZER POR TE NDRYSHEM SEPSE EDHE ATA QE KANE NJE NENE E BABA JANE TE NDRYSHEM PO FARE AMA.
SIC EDHE NGJAJNE POR DALLOHET.
NGA SHENJAT E GISHTAVE
NGA NR I QELIZAVE
NGA ERA E TRUPIT
NGA MENDIMI
DHE SHUME TE DHENA TE TJERA
POR SA TE AFERT NE KOHE DHE HAPESIRE KJO DUHET PARE DHE STUDIUAR.
ZHVILLIMI NA E BERI PESHQESHI NDARJEN MES SHTETEVE.
FEJA DHE STANDARTIZIMI I GJUHEVE E SHTOI NDARJEN NE 100VJECARIN E FUNDIT
1- Po+sei+don = po +shi+don’i
2- Her+mes= ere+m’e+esht’e = eshte ere .
3- Diony+sus= doni+rrush
4- Art+e+misi= art +i+ mishit (gjuetise)
5- Hera=era
6- De+meter= dhe’ (toke) + meter (mates)
7- He+des = ha +dhe’ (toke)
8- Ne+du+sa= Me +du(dy)+shja (me medyshje , pra me dy mendimeme , pra me dy koka)
9- Ciklop = (ci–>si) , Si–>sy +lop’e
E te tjera.
*** Greqishtja Homerike eshte gati nje perputhje me Gegerishten tone . Atehere si nuk qenkemi dy popuj te nje origjine ?
A nuk kemi te drejte qe femijeve te ju mesojme se ajo qe ka mbetur e rruajtur ne histori nga greket i perket edhe toskeve dhe gegeve tane ?
Greket mbrojne historine e tyre Bisantine , kurse ne mbrojme flamurin tone me shqiponjen Bizantine (Te Kostandinopojes) .
*** Por ka dhe shume e shume shembuj te tille per ngjashmeri
Kur do ta pranojme historikisht origjinen se neve ne fakt jemi nje popull i ndare ne te Jugut (Greke) , te mesme (Toske) dhe te veriut (Gege)?!!!
Te lumte pena
Prandaj i humbem te gjitha . Motren ne pidh muslumanizmit. Hallau ha bar.
O Zot cfare tjeter cmenduri do te na shohen site…