“Zgjerimi, pozitiv për paqen e prosperitetin”, Presidenti i PE mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

6 Qershor 2021, 10:10Rajoni TEMA

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ka mbështetur integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sassoli është shprehur se zgjerimi i BE, do të ishte një hap pozitiv për paqe dhe prosperitet.

“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë në tërësi, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, të prosperuar dhe paqësor,” tha Sassoli, sipas raportimeve të gjermanes Funke Mediengruppe.

Megjithatë, se kur do t’i bashkohen unionit shtetet e Ballkanit Perëndimor kjo varet nga përmbushja e kushteve

“Reformat duhet të përfundojnë ende në secilin prej këtyre vendeve,” tha Sassoli, duke shtuar se Bashkimi Evropian gjithashtu duhet të mbajë premtimet e tij dhe të njohë përparimin.

BE tashmë po kryen bisedime pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kandidatë zyrtarë. Maqedonia e Veriut muajin e kaluar mori mbështetjen e Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë për të filluar bisedimet me BE. Bosnje-Hercegovina dhe Kosova deri më tani janë konsideruar kandidate të mundshme për negociata.

Procesi i zgjerimit të BE-së është përballur me sfida të mëdha, disa prej tyre të rrënjosura në ndarjet etnike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kërkohet unanimitet nga të gjithë anëtarët e BE-së për miratimin e kornizës negociuese.

3 komente në ““Zgjerimi, pozitiv për paqen e prosperitetin”, Presidenti i PE mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE”

  1. Europa 2025 says:

    KLYSHAT E MEROS, PSE NUK JU PELQEU KOMENTI IM?
    =
    POLICAT E MEROS, KUJT I SHERBENI, JU SHFATARE qe censuroni mendimin e lire?

    1. patrioti says:

      Po shume mire ta ka bere Merua , qe nuk ti boton komentet , do kesh shkrùar idiotlliqe si keto me siper . Tamam rrugac .

  2. rexha 10 says:

    NUKE ESHTE HERA E PARE QE E DEGJOJME PRESIDENTINE UNIONIT EUROPIAN , QE TE JAPE KONFERENCA TE TILLA.PROBLEMET KRIJOHEN KURE MBLIDHET UNIONI EUROPIAN PER TE DHENE VERDIKTIN..KUSHEDI SE CILI SHTETE DO TE MARRE PERSIPER TE DALE KUNDRA ,SEPSE KEMI TE BEJME ME 26 SHTETE.ESHTE E SIGURTE QE SHTETET QE KANE DALE KUNDRA NUKE DO TE DALIN PERSERI.KETE RADHE I TAKON GJERMANISE TE ZGJEDHE SHTETIN QE DO TA BLLOKOI SHQIPERINE. NE TE KUNDERTEN DO TE APROVOHET UNANIMISHTE PO QE SE BERISHA ,APO BASHA NUKE LOBOJNE PER TA BLLOKUAR PROCESIN,JO SE I MUNGOJNE PARATE ,PORE JANE KAPUR MATE NGA SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje