8 qershor 1915, fundi i Haxhi Qamilit që “donte babën”

8 Qershor 2021, 18:53Dossier TEMA
8 qershor 1915, fundi i Haxhi Qamilit që “donte babën”

Te sjellurit e Haxhi Qamilit lidhur ne Durres, perpara pallatit ku banonte Esad Pasha me 12 korrik 1915

8 qershor 1915, mori fund kryengritja e Haxhi Qamilit kundër vendosjes së princ Vidit në qeverinë e Shqipërisë nga fuqitë europiane. Lëvizje që nisi më 17 maj 1914.

Lëvizja e nxitur nga forcat osmane, Haxhi Qamili dhe fshatarë të tjerë (siç i referohen historianët) të Durrësit, Tiranës dhe Shijakut kërkonin rikthimin e një lideri osman ose të paktën marrëdhënie të ndërlidhura me Perandorinë Osmane për drejtimin e Shqipërisë dhe jo europianë, e aq më pak shqiptarë.  Nën thirrjet “dum babën”, (referuar sulltanit të Perandorisë Osmane) kryengritësit morën Shijakun dhe iu drejtuan kryeqytetit, Durrësit.

Njëkohësisht, Esat Pashë Toptani po komplotonte kundër princ Vidit, ndërkohë që jugu i vendit po mbahej nga grekët e shtirur si vorio-epirotë.

Më 19 maj 1914, princ Vidi dha urdhër të arrestohej Esat Pashë Toptani si pjesë e kryengritësve, por ai u largua nga vendi i lirë.

Në një kaos të tillë, Vidi i dha urdhër Turhan Pashë Përmetit të formonte kabinetin e ri qeveritar.

Ndërkohë, kryengritësit hartuan memorandumin e Shijakut, ku i kërkonin Princ Vidit të largohej dhe në vend të tij ata propozuan ardhjen e një princi turk. Gjithashtu simbolet kombëtare shqiptare do të zëvendësoheshin me simbolet turke.

Në vend, më 5 qershor hynë në vend forcat matjane të Ahmet Zogut të cilët pas një tentative të dështuar për bashkëpunim me Haxhi Qamilin, vendosën të kthehen nga ana e Vidit.

Gjatë fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut, Kryengritja anti-Vidi morri pjesën më të madhe të qyteteve, Krujën, Lushnjën, Pogradecin, Fierin, Kavajën, Beratin, Elbasanin. Më pas ata nënshkruan një marrëveshje antikombëtare me vorio-epirotët duke ju lënë atyre nën dorëzim Gjirokastrën dhe Korçën.

Më vajtjen në Vlorë, Haxhi Qamili ngriti flamurin turk aty, 2 vite pas ngritjes së flamurit shqiptar me shpalljen e pavarësisë.

Në fillim të shtatorit 1914, princ Vidi u largua nga Shqipëria, që përkonte edhe me Luftën e I Botërore. Thirrjeve të tij për ndihmë nuk iu përgjigj askush, përveç Ahmet Zogut.

Me pushtimin total të Durrësit, kryengritësit krijuan “Këshillin e Përgjithshëm”  me kryetar Mustafa Ndroqin duke shënuar nisjen e fazës së dytë të kryengritjes; sulmi i pronave dhe njerëzve të Esat Pashës.

Më 2 tetor 1914, Esat Pashë Toptani i mbështetur nga forcat serbe hyri në Durrës, largoi kryengritësit dhe shpalli veten Kryeministër të shqiptarëve.

Në prag të ndërrimit të viteve 1914-1915, grupi i Haxhi Qamilit sulmojnë përsëri forcat e Esatit, duke nisur një terror dhe anarki për 6 muaj me radhë. Çdo ditë vriteshin dhe masakroheshin klerikë, civilë, tregtarë, intelektualë, njësoj me to edhe ekonomia e vendit.

Trupat serbe hynë masivisht në Shqipëri duke ndaluar kryengritësit dhe duke arrestuar Haxhi Qamilin më 8 qershor 1915 dhe duke e dënuar atë me varje, bashkë me 40 fshatarë të tjerë.

Vendi ngeli në një kaos dhe anarki pas kryengritjes dhe nën drejtimin e Esat Pashës.(SI)

5 komente në “8 qershor 1915, fundi i Haxhi Qamilit që “donte babën””

  1. Bujar Kanapari says:

    Nje studiues nga Austria, erdhi ne Shqiperi ca kohe me pas, per te studiuar figuren e Haxhi Qamilit per te mbrojtur nje teme shkencore.
    E rekomanduan te takohet me bashkepuntorin e tij me te afert ne Kavaje.
    E takoi duke i bere te qarte qellimin e tij.
    – Dua te me thuash vetem te verteten, i thote studiuesi austriak.
    – Edhe une vetem te verteten do te tregoj, i thote kavajsi.
    – Nje cope budalla ka qene e babe, njeri pa shkolle.
    Edhe une e ca te tjere qe i shkonim pas, nuk ishim me te zgjuar se ai, edhe ne budallej ishim e babe.
    Edhe ti or mik, qe ke bo gjithe ate rruge me u interesu per nje cope budalla, nuk je me izgjar si ne tjeret.
    Edhe ti or mik, budalla si ne je.

  2. katarakti says:

    Pavarësisht se kanë kaluar mbi 100 vjet pasuesit e Haxhi Qamilit në vend janë të shumtë. Edhe ata sytë dhe zemrën i kanë nga baba Erdogani. Fatkeqësisht për ta, sot nuk kemi një kufi të përbashkët me Turqinë, se ndryshe edhe 100 Qamilë të tjerë do kishin lindur!
    Tipari kryesor që i dallon haxhiqamilistët e sotëm është urrejtja për Europën, Krishtërimin dhe Greqinë dhe ngazëllimi për Turqinë. Greqia me Turqinë në fund të detit vafshin të dyja, po ti pse mban anën e Turqisë në konfliktin e saj me Greqinë?! Nuk të mjaftuan 500 vjet robëri, shtypje, shfrytëzim, tjetërsim po bën akoma duvanë e Turkut?! Apo të thërret gjaku i të parëve?!

    1. shqipo says:

      Turkoshaket dhe grekomanet (ashtu si ty o kartarakt) jane dy ane te se njejtes medalje, medaljes se antishqiptarizmit!

  3. ceka says:

    Ishte Serbia ajo qe e nxiti, perkrahu dhe ndihmoi kryengritjen e H.Qamilit, jo Turqia. Turqia ishte dakorduar zyrtarisht qe me Nentor 1912 ta perkrahte Pavaresine. Serbia permes Esatit me mareveshje me te krijoi pretekstin e pushtimit dhe instalimin e Esat pashes si kryeminister, per turp edhe me perkrahjen e ca figurave te njohure nder to Faik Konioca.

    1. ceka ,
      thot nji te Vertete te patjetersushme ,
      por un do t’i shtoja edhe dicka qe te gjithe Historianet e Kohes e njohin ,
      Haxhi Qamili mbeshtetej nga Oficere Serbe por edhe Greke qe ishin shume te pranishem e shperndare
      ate periudhe shume te intersuar per te shperbere Shpalljen e Pamvaresise se 1912-es nga Ismail Qemali
      dhe mos njohjene saj nga Bota .
      Kemi te bejme me nji nder Periudhat me te errta te Historise Shqiperise ,ku del ne pah , paaftesia e Shqiptareve per Shtetformim dhe
      ndjenja Shtet ,por edhe ajo ndjenje Kombetare e cila ishte ne nji % joashtu si duhet per te finalizuar Misionin Historike si Kombe,
      Histori Deshtimi si Komb ,nga e cila mjerishte populli shqiptare nuk mesoj dot ,ala sot ke ne xhiro jopak mbeturina te fares se qlebt te Haxhinjeve nga Vicidoli e Cepani .

      Eshte Fakte qe ajo u njoh nga Disa Fuqi te Medha edhe nga Turqia kjo eshte e drejte , nderkohe qe mbas Luftes se Pare Boterore
      Serbet e Greket te bashkuar ne nji Politike kunder Shqiperise te ndihmuar nga Rusia nxiten forca Esadiste te pengonin funksionimin
      e Shtetit Shqiptare dhe shpresonin madje nga Kreret Bejleret e Shqiperise te cilet i mbanin prane dhe ferkonin kokat ,
      aneksimin e Teritoreve Shqiptare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje