Vrasja e 20-vjeçares britanike në Greqi nga 3 grabitës më 11 Maj ka bërë bujë dhe ka tronditur opinionin publik. 20-vjeçarja Karolina u mbyt për vdekje nga grabitësit pranë foshnjes së saj 11-muajshe, ndërsa bashkëshorti i saj ishte lidhur.
Ky i fundit, një pilot 32-vjeçar, ka treguar të gjithë dinamikën e krimit. Mediat greke kanë zbardhur deklaratën e tij:
“Duhet të kemi fjetur rreth orës 01:15-01:30. U zgjova kur dëgjova kërcitjen e dorezës së derës. Nuk e kuptova sa ishte ora.
Kur hapa sytë pashë 3 burra që hynë në dhomë. Njëri m’u afrua me pistoletë dhe para se të më thoshte diçka, i thashë që në dhomën e ndenjies ka 10 mijë Euro cash. Ju lutem mos na shqetësoni”.
Më pas, ai tregon se grabitësi tundi Karolinën që të zgjohej. Kjo e fundit filloi të bërtiste. Autori i dytë i drejtoi armën 20-vjeçares:
“Një burrë i shkurtër shkoi te gruaja ime, e ktheu me fytyrë poshtë nga jastëku. Sapo tentova të reagoja, ai më vendosi pistoletën nga ana e djathtë e qafës, pastaj më hodhi në dysheme”.
32-vjeçari tregon se e pa njërin prej autorëve të krimit. Ai kujton se grabitësit flisnin greqisht shumë mirë, por në një moment dëgjoi që flisnin gjuhë tjetër, që ngjasonte me gjuhën bullgare apo shqipen:
“Njëri kishte buzë të trasha, hundë të mprejtë, fytyrë të rrumbullakët dhe me mjekër, sy të shndritshëm. Kuptova që ishte mbi 35 vjeç, rreth 1.70 metra i gjatë”.
32-vjeçari kujton edhe momentin kur kuptoi që bashkëshortja e tij Karolina kishte vdekur:
“Për shkak se më lidhën sytë e humba vetëdijen për një moment. Kur u zgjova nuk dëgjova asgjë. Nuk e dija sa kohë kishte kaluar. Kur u zgjova pashë gruan time në shtrat pa lëvizur.
Duart i kishte të lidhura pas shpinës me disa rroba, ndërsa vajza jonë qëndronte zgjuar pranë saj, por nuk po qante. Përqafova gruan dhe vajzën duke qarë.
Pastaj një polic më tha se ajo është larguar, përpiqu të qetësohesh. Do të thotë që kishte vdekur. U shokova, përqafova vajzën dhe zbrita poshtë”.
Policia greke ka krijuar tashmë një identikit të personit që ka përshkruar 32-vjeçari. Hetuesit besojnë se është një shqiptar që drejton këtë bandë grabitësish të rrezikshëm.
Per kriminelet duhet vetem varje ose dhe giotina ne mes te sheshit.
Na cave trapin Mero me keta gabelet neo grek.
Nuk i rruhet askujt per kete histori.
Keqardhje per vajzen vetem.
Se kuptova cfar pune bente gruaja qe i kishte ber siguracion jete 1 milion euro?! Shpresojm ti gjejn sa me shpejt, dhe urojm te mos jen shqiptar.
Ti je kush i vrau. Nuk eshte cudi qe gjithshka ndodhi, sic i ndodhi mikut ten instruktor. Pik per pik ndodhi si te ishte i njejti skenar. Kriminelet nuk mund te veprojne njesoj dy here, se rrethanat jane te ndryshme. Krimineli je ti. Si ka munesi qe ti dolepa asnje gervishtje???
Si thote Pederasti Krriminel ;
I tregova ku jane parate dhe sa eshte Shuma ne €uro – shkoni i merrni e mos na shqetesoni !( Kujt i fliste kaq i qet ky Mashtrues – shokeve te tij ,
apo Bandes qe kishte Porositur? Nji burre Normal do ishte cuar menjiher nga krevati ,qysh kur ndjehu kercitjen e deres ,
dhe nqs sdo kishte Arme posht dyshekut te tij , do gjente nji menyre per ti sulmuar Hadjdutet me gjithe egersine e tij ,ose do bertiste fort
do jepte jeten mos tÄja preknin gruan ?
-Tjetra s’I thit qerratai ;
e Tunden qe ta zgjonin ? !!!!!!!!!!!!!!!!
Paskan qen Hjaduta e Kriminela te Kulturuar (e ky xhest tregon se paskan qen Grek me Kulture te Lashte -Helene ?)
sepse normalishte Kriminelet ta rrasin plumbin ose godasin ne cdo pozicion qe te gjejne dhe nuk tregojne Sjellen e Kulturuar
para Viktimes !
Pra kto jane rrefimet e fundit te Prralles me villajduta -marre nga Kapitilli i Fundit i Homerit ????
Vrasesi eshte vet piloti Edhe te piloti tjeter ky Ka qene organizatori
Nuk duhet të kesh MËSHIRË për KRRIMINELË dhe KANIBALË të tillë !! NGUSHËLLIME për VAJZËN 20 VJEÇARE ⚖⚖⚖
Prisni kur te dali qe i shoqi ishte pjese e masakres ,thjesht ceshje kohe sa te zberthehet vete
Cui Bono ?