“Tregu i Përbashkët Rajonal (TPR) është një rregull i përgjithshëm e jo ligj natyre.
Për këtë arsye, nuk mund t’i aplikohet as çdo vizioni që mund të ketë për vendin e vet një qeveri apo ekonomi, as çdo lloji të mundshëm marrëdhënieje dypalëshe, qoftë kjo e mirë apo e keqe. Tregi i Përbashkët Rajonal është një plan për të arritur më shumë dhe për të pasur një rajon më të mirë në të ardhmen, prandaj ka marrë miratimin e udhëheqësve të rajonit. RCC-ja thjesht po përpiqet që të drejtojë një proces intensiv, duke u fokusuar tek përmbushja e angazhimeve për TPR-në në një kontekst delikat jo vetëm politik, por edhe ekonomik. Megjithëse janë bërë përpjekje domethënëse dhe janë arritur rezultate të qarta, ekipet vazhdojnë të hasin vështirësi në avancimin e mëtejshëm të agjendave të përcaktuara, veçanërisht në fushën e rëndësishme të lirive të lëvizjes,” u shpreh sot Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm, pjesë e Samitit të Procesit të Berlinit.
“Bashkëpunimi rajonal nuk është i rëndësishëm, sepse e kërkon Berlini, Brukseli, Uashingtoni, Parisi, Roma, Vjena, apo partnerët e tjerë! Është i rëndësishëm, sepse atë e kanë zgjedhur vetë vendet e rajonit, në mënyrë që të marrin pjesë në një proces, i cili sjell përfitime për qytetarët e tyre, për tregtinë, për pikat kyçe të transportit, apo për të shpalosur potencialin e plotë të të katër lirive themelore dhe të tranzicionit digjital dhe atij të gjelbër. Dhe ajo që është edhe më shumë e rëndësishme, është fakti që e ardhmja nuk qëndron në marrëveshje samitesh, por tek ato gjëra që janë thelbësore për jetën e banorëve të rajonit tonë: largimi i popullsisë, arsimi, biznesi, teknologjia, vendet e punës, digjitalizimi, konjektiviteti, etj. Duke pasur këtë ide të qartë në mendje, RCC-ja punon me partnerët e vet rajonalë për ndërhyrje konkrete, si për shembull Tregun e Përbashkët Rajonal (TPR), ose suksesin që u arrit për heqjen e tarifave celulare nga njeri vend tek tjetri në rajon, që do të thotë që, që prej datës 1 korrik, ne do të kemi një realitet të ri me një Ballkan Perëndimor pa kurrfarë tarife roming.”
“Megjithëse janë bërë disa përpjekje domethënëse dhe janë arritur rezultate vërtetë të qarta për zbatimin e TPR-së, ne të gjithë kemi ende shumë punë për të bërë, në veçanti për marrëveshjet e rëndësishme të lirisë së lëvizjes, e cila do të lehtësojë lëvizjen ndër-rajonale, apo procedura më të thjeshta administrative për lirinë e qarkullimit me anën e dokumenteve biometrike të identifikimit; lehtësimin e bashkërenduar të kushteve të udhëtimit për qytetarët e vendeve të treta, njohjen rajonale të kualifikimeve të arsimit të lartë dhe atyre profesionale si për mjekësi, stomatologji, arkitekturë, apo shtrirja më e gjerë e Korridoreve të Gjelbra 2.0 që synon arritjen e pikave të përbashkëta të kalimit/kufitare (me një ndalesë), por edhe ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor,” shtoi Bregu në fjalën e saj.
77% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor mendojnë se bashkëpunimi rajonal mund të kontribuojë në një situatë më të mirë politike dhe ekonomike, dhe për më shumë siguri në rajon. Gjysma e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor janë të mendimit se marrëdhëniet në rajon janë dyfish më të mira sot krahasuar me vitin 2014, kur edhe filloi Procesi i Berlinit. Më shumë se një e treta (35%) e shohin atmosferën e përgjithshme në Ballkan shumë më pozitivisht, se sa diskurin politik të nivelit të lartë. Këto janë disa nga gjetjet e Barometrit Ballkanik, një sondazh vjetor i publikut dhe i biznesit, që do të botohet së shpejti.
Gjatë Samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt vjet në Sofje, Bullgari, më 10 nëntor 2020, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor miratuan Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor duke i besuar RCC-së drejtimin e punës për zbatimin e tij.
Ministeriali u kryesua nga Heiko Maas, Ministri Federal gjerman për Punët e Jashtme, i cili theksoi rëndësinë e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, duke përgëzuar RCC-në për Iniciativat që nxisin bashkëpunimin rajonal dhe që sjellin rritje më të madhe ekonomike dhe sociale për Ballkanin Perëndimor gjatë procesit të integrimit europian.
Përveç Sekretares së Përgjithshme të RCC-së, znj. Majlinda Bregu, të pranishëm në takim ishin edhe Komisioneri i Komisionit Europian për Fqinjësinë e Mirë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi (DG NEAR), Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Stefano Sannino, të cilët iu drejtuan pjesëmarrësve, Ministrave te Jashtëm të të 6 ekonomive të Ballkanit Perëndimor, si edhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, të cilët folën për mënyrën se si e shohin ata bashkëpunimin rajonal dhe përparësitë që duhet të ketë rajoni gjatë procesit të integrimit europian.
Zonja Bregu. Fillimisht dua te shpreh respekt per figuren tuaj politike dhe qytetare, por me lejo te them se TPR dhe midis ketij tregu, veprimin e BE me dy standarde per vendet e rajonit. Pse e them me dy standarde? Sepse brenda ketij tregu BE ka nderhyre duke e ndare kete treg, ne vende te preferuara, pra me te cilat ka celur negociatat e anetarsimit, dhe shtete te “dores se dyte”. Ky lloj dallimi I dukshem edhe per qytetarin e thjeshte, e vendos Shqiperine praktikisht nen diktatin e vendeve qe i kane cele negociatat. Pra “urdherat” e BE-se, ketej e tutje ne do t’i marrim nepermhet Beogradit dhe Podgorica. Te krijohet pershtypja sikur Shqiperia nuk i treks porosite e Brukselit drejt per drejt, por nepermjet nje te treti. Dihet historikisht se ne Ballkan me lufte apo pa lufte, Serbia synon dominimin e vendeve per rreth, madje per Kosoven u be nje lufte grabirqare. Ne shqiptaret kerkojme te hyme ne BE me mundesite tona duke pkotsuar ato standarde qe kerkohen nga BE. Pranimi i vendeve ne BE, perben advantage ne raport me vendet per rreth. Kesisoj duke qene se Serbia futet para nesh ne BE(! )[vendi agresor qe ka bere luftra ne Ballkanin Perndimor] ne rrezikihemi nga Serbia, te mos marrim kurre aprovimin e saj per tu bere te barabarte. Vendet e Ball. Perndimor jane “te bashkuara” midis vedi, por te ndara nga BE(!). Prandaj TPR eshte krijese e BE dhe as eshte kuptuar e as do te kuptohet nga shqiptaret perballe. Ju bej thirrje ju si zonje e respektur qe kete ceshtje ta shikoni si nderhyrje te BE-se per ta mbajtur rajonin perjetsisht te percare. Do te ishte ndryshe nese TPR, do te pergatiste kushtet qe, hyrja ne BE per te gjithe vendet B.Perndimor, te behej ne bllok; dhe jo sipas performances personale te cdo shteti sikurse e ka vendosur po nga BE. Une gjykoj se Shqiperise me anen e TPR “i lidhen kembet” per mundesi te tjera zhvillimi, jashte vullnetit te “vendeve preferenciale” te BE-se ne B. Perndimor. Si i behet ne qofte se Shqiperise i vine oferta investimesh nga ShBA, ne na duhet te marrim OK nga Serbia?