Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se çështja e të pagjeturve nga koha e luftës është një plagë e hapur dhe se “është shumë me rëndësi që të hapen arkivat shtetërore të Serbisë”.
Kurti tha se krimet nuk janë kryer nga individë, por nga shteti serb.
Ai i bëri komentet në një takim me drejtorin rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Martin Schuepp.
Kurti tha se Qeveria e tij i jep prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të pagjeturve, trajtimit më të mirë ligjor dhe institucional të familjeve të tyre dhe vendosjes së drejtësisë.
Schuepp, në anën tjetër, tha se është shumë e rëndësishme për njerëzit që kanë përjetuar ngjarjet e luftës, t’i ndajnë ato me të tjerët, sepse, sipas tij, mund të kuptohen më shumë gjëra rreth asaj që ka ndodhur.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, të zhdukur kanë qenë rreth 6,500 persona.
Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.
Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë.
Gërmimet e fundit janë bërë muajin e kaluar në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi.
Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se në këtë lokacion janë gjetur mbetjet mortore të nëntë kosovarëve, të vrarë gjatës luftës.
Kryesuesi i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e të pagjeturve, Ibrahim Makolli, ka thënë në atë rast se hapja e arkivave ushtarake dhe policore në Serbi mund të ndihmojë në identifikimin e varrezave të tjera masive në Serbi.
z.Albin, kujdes se cfare kerkoni, se mund te ndodhe. Hapi, hapi, mor po mos hapen te gjitha arkivat e Serbise dhe pastaj…
Zoti Albin,
Boll me urdhera per Serbine! Shiko se c,do besht ti per Kosoven. Cdo mengjes nga “nje pordhe te qelbur” dhe asnjehere nuk spjegon se cdo besh me planet e tua per te detyruar Serbine qe te njohi Kosoven. Serbia nuk mundet me “pordhe te qelbura”, por me mendje te hapur. Stop te me parrullat e tua “patriotike. Stop me politiken populiste. Qeverine e more, tani te duhet pune dhe jo llafe. Stop te justifikosh vehten se qeveria e Hotit nuk te ka dhe dokumentat e “bisedimeve”. Stop duke pare Vuciqin ne sy se mos i shpetoje goja!
Lidhu me Ameriken dhe Evropen. Lidhu me Shqiperine dhe jo me Sali Berishen. Interesi kombetar para interesave partiake. Beju burre! jep doreheqjen para se te te shkarkoje Evropa dhe Amerika. Eshte ne interes te Evropes dhe Amerikes, njohja e Kosoves nga Serbia dhe forcimi i Kosoves si shtet I pavarur. Fillo bashkepunimin me ta. Mos dil si “kerrici para gomarit”, sepse tregon se punon per Serbin. Vetem Serbit I leverdise armiqesia me Ameriken dhe Evropen. Vete Serbit i leverdise armiqesia me Shqiperine. Veri gishtin kokes dhe puno per Kosoven.
PS
Pra se te flasesh numero deri ne dhjete. Po qe se vendos te leshosh “pordhe te qelbura” numero deri ne 100. Mendohu se cthua dhe akordo planet me ata qe na duan. Mos u hiq si kaposhi maje plehut. Beju modest dhe te jesh krenar qe je shqiptar. Po qe se ke ngrene hallven e prishur, shko ne Norvegji dhe gezo familjen norvegjeze. Meso te qeshesh dhe buzeqeshesh dhe jo te qeshesh me hipokrizi. Le nam! Na turoerove rracen tone.
Jo vetëm ato qe sdiskutohen se janë viktima të kriminalitetit fashist Serbo madh, por dhe ato të spiunëve shqiptare të rekrutuar në Kosovë dhe Shqipëri gjatë gjithë kohës.
Mos thuaj me “Per te pagjeturit”, se nuk ke gjetur njeri gjalle pas 20 vjetesh?! Nuk ka vend per embelsi ndaj serbeve, por edhe Europes qe dicka te tille e konsideron te parendesishme, kur per ” gjenocidin” e sajuar te ujgureve ne Kine po ben namin!
Thuaj “Per te zhdukurit e gjenocidit”, ” Per varrezat masive”! Thuaj qe Serbia, nuk mund te mbaje ne zemer te Europes, kufoma, varreza dhe kocka te masakruarish nga makina e saj shteterore!
Edhe ulini pordhet, behuni bashke me kete gallofin tone delirant dhe denonconi Serbine per gjenocid, sa nuk eshte vone! Se po vazhduam me kerma si Berisha, me hajdute si Meta, me vegla, me gallofe dhe pordhace si Rama e Kurti, do na denoncojne per gjenocid NE idjotet, serbet bashke me Europen qe zgerdhihet!
Punoni per nje shtet te perbashket me vetmohim, vllazeri, perunjesi, urtesi, strategji!
Mos u drogoni me lugen bosh te premtimeve hipokrite te cinikeve te Europes!
Plani A, jemi Ne!
Edhe plani B, jemi po Ne! Te gjithe bashke si komb i bashkuar, i vllazeruar, i prosperuar, brenda apo jashte Europes. Por ama jo si zorrazhinj ne koliben jashte mureve te Europes, ku peshtyhemi dhe shqyhemi njeri me tjetrin!