11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Rastet pozitive janë zbuluar në 7 bashki të vendit.
“Janë kryer 2,915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Fatkeqësisht këtë të premte nuk ka mundur që të fitojë betejën me sëmundjen një qytetar nga Berati.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 73 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes”.
Aktualisht në spital po marrin trajtim 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë. Në vend janë 177 raste aktive.